Na ndiqni

Politika

“LDK ka momentumin”, Murati tregon se kur vendi mund të shkojë në zgjedhje të reja

Nga: Bota sot Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:10
LDK

Mocion mos besim për qeverisjen aktuale dhe zgjedhje të parakohshme gjatë këtij viti, kërkojnë partitë opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Por, Grupi i Pavarur i Deputetëve  ende nuk ka qëndrim nëse do ta mbështesin ose jo një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë së Kosovës. Kjo për faktin, se ende nuk kanë asnjë iniciativë zyrtare, pavarësisht deklarimeve publike të partnerit opozitar LDK-së, se shumë shpejt do ta iniciojnë një mocion mosbesimi.

Duke komentuar qëndrimin e GPD, analisti politik Artan Murati, thotë se është i natyrshëm ky qëndrim pasi që ky grup ende funksionon si grup joformal, një grup i pakonsoliduar dhe jo subjekt politik.

Murati pohon se LDK-ja, mund ta ketë momentum më të mirë dhe rezultat të favorshëm, ndërkaq Vetëvendosja duhet të ketë një konsulidim më të madh, pas krizës së fundit.

“Në përgjithësi subjektet politike opozitare tashmë e përbëjnë që materia kryesore për numrat e ka opozita, sepse Lista serbe tashmë është rreshtuar karshi deputetëve opozitar. Një mocion i mosbesimit ndaj qeverisë, ndoshta edhe do të mund të kalonte, por e gjitha varet se sa janë të gatshme subjektet opozitare për të shkuar në zgjedhje. Sa i përket LDK-së, mendoj se është një momentum i përshtatshëm për zgjedhje, kanë qenë më konstruktiv edhe gjatë kësaj kohe nuk kanë pasur lëvizje sikurse që ka pasur Lëvizja Vetëvendosje dhe në këtë rast besoj që do të ishte një momentum i mirë për LDK-në për të marrë një rezultat të favorshëm prej zgjedhjeve të kaluara”.

“Vetëvendosja edhe pse në parim mund të jetë e gatshme për zgjedhje, megjithatë duhet një konsolidim më të madh, sidomos pas lëvizjes së fundit dhe krizës së brendshme që e kanë pasur. Kurse, sa i përket Grupit të Deputetëve të Pavarur, është e natyrshme edhe të mos jenë të gatshëm, për atë ndoshta edhe nuk e përkrahë rrëzimin e qeverisë, sepse ky grup ende funksionon si grup joformal, një grup i pakonsuliduar si duhet dhe mbi të gjitha nuk është një subjekt politik me të cilën mund të garojnë në zgjedhjet e ardhshme paralamentare, për më tepër edhe duke e parë klimën e cila është krijuar brenda votuesve të dikurshëm të Vetëvendosjes, ka pasur edhe një përçarje e madhe edhe brenda elektoratit, këta deputetë me gjasë e dijnë që për disa prej tyre edhe mund të jetë fundi i karrierës së tyre politike në këtë koncept, por ka edhe deputetë që kanë marrë 17 mijë vota me Vetëvendosje, por me gjasë nuk do të ndodh nëse garojnë me një parti të re, apo çfarëdo qoftë. Kjo mund të jetë një arsye, pse GDP mund të mos jenë për momentin pro rrëzimit të qeverisë, megjithatë konsideroj se nëse do të ketë ndonjë lëvizje do ta përkrahin edhe pse do të mundohen ta shtyjnë sa të munden sepse nuk është një momentum për ata, si Lëvizja Vetëvendosja, për këtë mund të ketë shtyrje të ndonjë mocioni për rrëzimin e Qeverisë”, pohon Murati.

Zgjedhjet e parakohshme mund të ndodhin, sipas Muratit, sepse që nga pas lufta asnjë qeveri nuk ka përfunduar mandatin ligjor.

“Zgjedhjet e parakohshme dhe nëse ndodhin në vitin p.sh. 2020 janë zgjedhje të parakohshme për faktin që deri më tani edhe me gjasë do të ketë zgjedhje të parakohshme, sepse deri më tani asnjë qeveri e pas luftës nuk e ka përfunduar mandatin e vet ligjor, por gjithmonë ka përfunduar më herët dhe Kosova ka përfunduar duke pasur zgjedhje të parakohshme. Me gjasë e njëjta do të ndodh edhe tani, edhe kjo mund të ndodh së shpejti , sepse e shohim çfarë përballje ka qeveria dhe sa numra i ka në kuvend. Nëse nuk ka ndonjë lëvizje të ndonjë subjekti politik që do t’i bashkohet koalicionit qeverisës, atëherë kjo mund të ndodh edhe këtë vit, por jo çdo herë këto zgjidhje mund të ofrojnë zgjedhje, është me rëndësi që subjektet politike të kenë një bashkëpunim të mirë sa i përket agjendës shtetërore, sepse jemi në shumë procese të rëndësishme dhe mendoj se duhet të kemi një unitet të subjekteve politike të përfundojnë disa çështje të mëdha, e pastaj të mendohet për zgjedhje, jo domosdoshmërisht për zgjedhje në çdo moment kur mund të rrëzohet qeveria, sepse legjislatura e gjashtë  nuk e ka asnjë vit të funksionim të saj, por nuk di a do të prodhonte një kuvend faktik, sepse ashtu kemi shpresuar edhe në zgjedhjet e kaluara të 11 qershorit, kemi menduar se legjislatura e gjashtë do të jetë më e mirë, se e pesta, por del të jetë që nuk është ashtu dhe në fakt ajo përballet me të njëjta gjëra, si është përballur legjislatura e pestë”, shton Murati.

Bota sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test