Na ndiqni

Politika

LDK nis rrugën për rrëzimin e Haradinajt, por Vetëvendosje...

Nga: Bota sot Më: 10 prill 2018 Në ora: 15:15
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

“Më e mira do ishte vet shkarkimi dhe bashkëbisedimi më të gjithë akterët politik rreth gjetjes së një date të përshtatshme të zgjedhjeve, por si duket në bazë të deklaratave të tyre po vazhdojnë të flasin për një qeverisje pa numra, pa deputet, por, gjithsesi, kjo qeverisje është e dëmshme dhe nuk do të shkojë gjatë dhe kjo do të rrezohet me një mocion”, përfundoi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, për gazetën “Bota sot”.

Gjendja e krijuar në vend ka bërë që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me çdo kusht të kërkojë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Partia më e madhe në vend konsideron se vendi ka nevojë për një qeveri të re me emra të rinj, andaj edhe janë me shpresën se secili deputetë do ta përkrah si masë e fundit mocionin për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Derisa, ky subjekt këto ditë ka paralajmëruar se do të organizojë edhe një tryezë, ku do të jenë të ftuar të gjitha partitë parlamentare për të caktuar një datë të mundshme të zgjedhjeve.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës përveç se deklarojnë se janë të gatshëm për të shkuar në zgjedhje, gjithashtu besojnë se do ta kenë edhe mbështetjen e partive tjera opozitare. Por, të këtij mendimi nuk po del të jenë nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas tyre, karshi këtij propozimi ata do të jenë të rezervuar.

Ndërsa, ndryshe mendojnë nga koalicioni qeverisës, sipas tyre, këtë vit nuk do të ketë zgjedhje në Republikën e Kosovës.

Më shumë
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test