Na ndiqni

Politika

LDK e rrëzon qeverinë, bën plan datën e zgjedhjeve të reja parlamentare

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 6 prill 2018 Në ora: 19:59
Lidhja Demokratike e Kosoves

Zyrtari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Bajram Gecaj ka thënë se qeveria aktuale duhet të shkarkohet nga detyra.

Gecaj në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’ thotë se LDK e ka thirrë një tryezë diskutimi të subjekteve politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve. Tutje ai thekson se ky subjekt politik është i gatshëm për zgjedhjet e reja.

Sipas tij, kjo qeveri është e dobët dhe lënja e kësaj qeverie në pushtet do të ishte ankth për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Image
Bajram Gecaj

‘’LDK ka thirrë një tryezë të subjekteve politike për të përcaktuar datën e zgjedhjeve të reja parlamentare. Prandaj, LDK është plotësisht e gatshme për zgjedhjet e reja. Këto zgjedhje janë të domosdoshme për shumë arsye: kemi qeverinë më të dobët që kemi pasur ndonjëherë; qeveria po kërcen nga një krizë në tjetrën; ishte qeveri e pakicës shqiptare deri më tani, derisa tani ka humbur edhe numrin e nevojshëm prej 61 votash. Zgjatja e jetës së kësaj qeverie do të nënkuptonte zgjatje të ankthit dhe pasigurisë së qytetarëve të Kosovës. Prandaj, kjo qeveri duhet të shkoj sa më parë që të jetë e mundur!’’, përfundon Gecaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test