Na ndiqni

Politika

Haradinaj ua jep votat për zgjedhje, reagon deputetja e LDK-së

Nga: Bota sot Më: 4 prill 2018 Në ora: 15:30
Kryetari i LDK-se, Isa Mustafa

Mocion për qeverinë Haradinaj është përmendur që nga krijimi i qeverisjes, por pas arrestimit dhe deportimit të shtetasve turq, deklarata për rrëzim të qeverisë janë shtuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës është partia opozitare më e zëshme, sa i përket krijimit të një mocioni mos besues, ndërkaq Kryeministrit tashmë ua ofron edhe votat e partisë së tij.

 “Për me shkuar në zgjedhje besoj që edhe na Aleanca jemi aty për votat e LDK-së, edhe koalicioni qeverisës ua jep nëse janë për zgjedhje”, ka thënë Haradinaj sot në një konferencë për media.

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se nuk kanë nevojë për votat e tij.

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku- Rexhepi, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se LDK-ja ka nevojë vetëm për votën popullore dhe zgjidhja e vetme janë zgjedhjet.

Bunjaku- Rexhepi, ia sugjeron Haradinajt që t’i ruaj votat për vete, sepse i duhen.

“LDK nuk ka nevojë për vota të Haradinajt apo dikujt tjetër. LDK ka nevojë për votë popullore qytetare dhe ta udhëheq vendin mirë dhe sigurt. Zgjidhja e vetme për vendin janë zgjedhjet dhe sa më shpejt aq më mirë, kur kemi parasysh skandalet e një pas njëshme të qeverisë si dhe tani plasaritjet e koalicionit artificial. Haradinajt i sygjeroj t'i ruajë votat për vete, nëse mundet sepse si duket as ato nuk do t’i ketë sikur nuk mund ta ketë me besimin e qytetarëve me të cilët luajti me dinjitetin e tyre. Mocioni për rrëzimin e qeverisë shumë shpejt, e bashkë me të edhe datën e zgjedhjeve dhe orientimin e shtetit drejt BE-së me LDK- në krye te proceseve”, ka deklaruar deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku- Rexhepi.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test