Na ndiqni

Politika

Njohësi i Kushtetutës flet për propozimin e LDK-së për zgjedhjet, tregon si të veprohet

Nga: Bota sot Më: 2 prill 2018 Në ora: 16:12
LDK

Njohësi i Kushtetutës, njëherësh dhe profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka folur për zhvillimet e fundit në vend. Baraliu në një prononcim për “Bota sot” duke folur propozimin e LDK-së që vendi të shkojë në zgjedhje, tha se subjektet politike duhet të bisedojnë që të merren vesh me konsensus për një datë të caktuar të zgjedhjeve.

Baraliu thotë se në këtë situatë se çfarë jemi nga jashtë e nga brenda,  ja vlen që subjektet politike të mblidhen.

“Zgjedhjet jo çdo herë kanë efektin e tyre, e aq më tepër me koston e tyre, me humbjen e kohës, me humbjen e trendit në vendimmarrje e kështu më radhë, në realizimin dhe zgjidhjen e problemeve. Qytetarët kanë efektin e duhur dhe duhet të mbahen në kohën e duhur. Në këtë situatë se çfarë jemi nga jashtë e nga brenda, ndoshta ja vlen që subjektet politike e veçanërisht koalicioni qeveritarë i cili e din që nuk e ka shumicën dhe as nuk a ka pasur duhet t’i ofronte edhe palët tjera që të bisedohet që të merren vesh me konsensus për një datë të caktuar të zgjedhjeve”, tha Baraliu.

Profesori universitar thotë se subjektet politike duhet të merren vesh për caktimin e datës së zgjedhjeve. Sipas Baraliut, nuk duhet vazhduar më me këtë trend të ngërçeve, sepse, sipas tij, ato shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme për vendin.

“Subjektet politike duhet të merren vesh për caktimin e datës së zgjedhjeve jo më pak se gjashtë muaj, mundësisht jo më pak se një vit. Të vazhdojë kjo qeverisje, gjithsesi duke krijuar shumicën minimale prej 61 deputetëve dhe të vazhdojnë proceset sepse Kosova ka sfida më të vërtetë edhe rreziqe nga jashtë dhe nga brenda dhe për të mos vazhduar me këtë trend të ngërçeve që tri vite të ndërprerjeve para mandatit sepse shkaktojnë dëme të jashtëzakonshme edhe në vendimmarrje, në zgjidhjen e probleme dhe nevojave të qytetarëve”, ka përfunduar profesori universitar, Mazllum Baraliu për “Bota sot”.

Bota sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test