Na ndiqni

Politika

A po shkon Ballkani drejt një konflikti të ri?

Nga: Bota sot Më: 2 prill 2018 Në ora: 11:13
Policia e Kosovës

Gadishulli Ballkanik është një vatër mjaft diskutabile sa i përket mundësisë për luftërave të reja në mes popujve. Shikuar edhe nga aspekti historik, në Ballkan asgjë nuk është befasi, dhe në çdo moment mund të jetë qendër e konflikteve.

Acarimi i kohëve të fundit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës ishte krye temë, derisa lufta ishte gjithashtu fjalë, e cila u përmend mjaft shumë nga liderët shqiptarë dhe ata serb. Të gjitha këto, erdhën pas arrestimit që së fundi iu bë zyrtarit serb, Marko Gjuriq në Mitrovicën Veriore, arrestim  ky që erdhi pasi ky i fundit kishte hyrë pa lejen e autoriteteve. Menjëherë pas këtij veprimi plasuan deklaratat e ndryshme, së pari nga Serbia duke akuzuar e kërcënuar, madje presidenti i Serbisë Aleksander Vuqiq, zhvilloi edhe një bisede telefonike me Rusinë apo siç njihet ndryshe mikun e Serbisë, paraprakisht me presidentin Vladimir Putin.

Mirëpo, a po shkon Ballkani drejt një konflikti të ri, pas tensioneve të fundit? Flasin njohës të çështjeve të sigurisë.

Ballkani- Qendër e Konflikteve

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Hajrullah Tërnava, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se derisa vendit tonë nuk i kthehen trojet e vërteta të cilat i kanë takuar, nuk do të ketë rehati të përhershme.

“Në Ballkan asgjë nuk është befasi, në çdo kohë sikur tash edhe në të kaluarën gjithnjë Ballkani ka qenë qendër e mundshme e konflikteve. Krejt kjo situate është e ndërlidhur me të kaluarën historike kur nga ajo që ishte Iliria, u shndërrua në Ballkan, me ndërhyrjen dhe falsifikimet e dhunshme që iu bënë Ilirides, nga të fortit e atyre kohërave sikur që ishte Turqia e më vonë nga të fortit tjerë të Evropës, sikur që i cunguan trojet tona copë me copë, dhe tani paraqiten këto kriza të konflikteve luftarake, sepse populli i ynë si populli ma i madhe si pasardhës të Ilirve, kanë mbetur nëpër shtete të ndryshme të Ballkanit të tanishëm, mbasi të fortit e atyre kohërave kështu kanë dashur. Dhe për me i arrite qëllimet e veta të krijimeve të  shteteve të Ballkanit, popullin tonë shqiptar e kanë shndërrua në pakicë, dhe duke bërë presione në ta, edhe ia kanë ndryshuar përkatësin kombëtare dhe fetë e tyre. Prandaj, është e kuptueshme se këtu deri sa nuk zgjidhet fati përfundimtar i kombit tonë, dhe ti kthehen ato troje të vërteta të cilat ju takojnë kombit tonë, këtu nuk do të ketë rehati të përhershme. Konfliktet ndër shtetërore në këto vende ndodhin, por ato nuk janë në përmasa të mëdha. Luftërat në Ballkan ndodhin kur dëshirojnë të mëdhenjtë e botës për qëllimet e tyre. Një shtet si Jugosllavia që ishte, dhe nga fillimi i jetësimit të këtij shteti nga të fortit sikur që e thash, është vërejtur se ishte gabim në ndërtimin e këtij shteti, se u shpiken kombe inegzistente sikur të Bosnjës dhe Hercegovinës të Maqedonisë, Malit të Zi etj. Iu copëtuan shumë pjesë Shqipërisë nga Buna e deri te Kotori e pse jo edhe i terë Mali i Zi që dikur i takonin Shqipërisë, ashtu si pjesët tjera sikur Kosova e Maqedonia, Shkupi dikur ishte qyteti më i madhe shqiptar, e mos të harrojmë se i tërë Ballkani deri të Italia dhe Gjermania dikur ishin vende Ilire.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test