Na ndiqni

Politika

Sfida e radhës e kryeministrit Haradinaj

Nga: Bota sot Më: 29 mars 2018 Në ora: 22:17
Ramush Haradinaj

Dy interpelancat e radhës të kërkuara nga ana e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje do të jenë sfiduese për kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.

I pari i ekzekutivit duhet të raportojë para deputetëve për faturat e larta të energjisë elektrike, kontratën e lidhur me Countour Global si dhe krimin e organizuar dhe korrupsionin brenda institucioneve.

Ngjashëm me kryeministrin do të sfidohet edhe ministrisë i Shëndetësisë, Uran Ismaili pasi që edhe ai duhet të raportojë para deputetëve mbi sistemin informativ shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore publike dhe private.

Në kushte normale ky raportim i krerëve të ekzekutivit do të kalonte pa asnjë problem, sepse pas përfundimit të debatit propozimet e opozitës mund të hedhen poshtë përmes votës së shumicës së deputetëve të koalicionit qeverisës.

Por, dorëheqja e Listës Serbe nga koalicioni qeverisës pas arrestimit të zyrtarit Serb, Marko Gjuriq nga ana e policisë, i cili kishte hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës ka krijuar në vakum institucional.

Për faktin se ekzekutivi nuk e ka më shumicën minimale prej 61 votave për të miratuar ligje dhe vendim që janë jetik për mbijetesën e Qeverisë.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test