Na ndiqni

Politika

“Nëse bëhet pjesë e Qeverisë, LDK-ja dëmton vetveten dhe partitë tjera”

Nga: Bota sot Më: 28 mars 2018 Në ora: 15:42
LDK

Largimi i Listës serbe nga Qeveria e Kosovës ka bërë që koalicioni qeverisës të përbëhet vetëm nga partitë shqiptare: Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e re.

Në bashkëqeverisje me këto partitë në media është diskutuar që mund t’i bashkangjitet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kjo e fundit, ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se do t’i mbrojnë institucionet nga opozita dhe se përveç votës së qytetarëve asnjë formulë tjetër , nuk do t'i japë legjitimitet dhe pushtet LDK-së, për të qeverisur me Republikën.

Politiologu Mentor Tahiri, thotë se nëse LDK-ja bëhet pjesë e koalicionit, nuk do ta dëmtojë vetëm vetveten, por edhe partitë tjera.

Sipas Tahirit, Kosova ka nevojë për një skemë politike të së cilës qartë i alokohet edhe përgjegjësia, e aspak për një skenë politike që ekzistimin e saj e mbështet në kalkulime matematikore.

 “Aktualisht de fakto, Kosova ka një qeveri pakicë e cila nuk mbështetet nga një shumicë parlamentare. Lëvizjet e Listës Serbe, po shpërfaqin edhe njëherë pakuptimësinë e mënyrës me të cilën u formua kjo qeveri. Që në fillim, kjo qeveri e la popullin shqiptar të Kosovës në opozitë, kur atëherë 59 deputet shqiptarë mbetën në opozitë, kurse vetëm 41 ishin pjesë e mazhorancës. Lidhur me kërkesat që LDK të bëhet pjesë e qeverisë dhe ashtu të shpëtojë jetëgjatësinë e këtij ekzekutivi, besoj që kjo nuk i kontribuon jetës politike në Kosovë. Vendi sot ka nevojë për parti politike të cilat pjesëmarrjen e tyre në qeveri e shohin si rezultat të koncepteve programore dhe legjitimimit elektoral, e assesi jo për parti të cilat thjeshtë synojnë pushtetin me çdo kusht. Nëse bëhet pjesë e kësaj qeverie, LDK nuk do të dëmtoj thjeshtë vetveten, por do të dëmtojë edhe partitë në pushtet, ngase nuk do t’iu mundësonte të njëjtave që të reflektojnë dhe eventualisht të zhvillojnë një demokraci të brendshme. Kosova ka nevojë për një skemë politike të cilës qartë i alokohet edhe përgjegjësia, e aspak për një skenë politike që ekzistimin e saj e mbështet në kalkulime matematikore brenda Kuvendit. Rezultatet e kësaj të fundit, po shihen”, ka theksuar Tahiri.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test