Na ndiqni

Politika

Abullahu tregon veprimet: Propozim - ftesa bërë LDK-së është bërë me sherr

Suzana Rugova Nga Suzana Rugova Më 28 mars 2018 Në ora: 14:42
Faton Abdullahu

Faturën e arrestimit të të ashtuquajturit drejtor për Zyrën e Kosovës në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq,  Qeveria e Kosovës ka filluar ta paguaj. Largimi i Listës Srpska nga Qeveria e Kosovës erdhi menjëherë pa u bërë as 24 orë.

Për dallim nga pakica serbe që ishin të shpejtë në veprimet e tyre, për kryeministrin Haradinaj u desht kohë të mendojë se çfarë hapash të ndërmarrë më tutje.

Sipas raportimeve të mediave, Haradinaj kishte filluar që të komunikojë intensivisht me Shpend Ahmetin dhe Visar Ymerin, përfaqësues të Grupit të Deputetëve të Pavarur dhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës, përkatësisht Avdullah Hotin dhe Agim Veliun.

Për gazetën ‘’Bota sot’’,  zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës e kanë mohuar një gjë të tillë.

Në anën tjetër, në një prononcim për gazetën ‘’Bota sot’’, puiblicisti Faton Abdullahu, thekson se edhe nëse ka ndodhë një ftesë nga ana e qeverisë drejtuar LDK-së atëherë ajo është bërë më sherr dhe nuk është aspak serioze.

‘’Propozim - ftesa bërë LDK-së që t’i bashkohet koalicionit aktual qeverisës është bërë me sherr. Ajo nuk është aspak serioze. Mirëpo është llogaritur se duke e refuzuar këtë ftesë LDK-ja, krijon bazën mbi të cilën mund të ndërtohet justifikimi për ta sulmuar atë si parti që në të vërtetë nuk është institucionaliste, sepse nuk po i bashkohet institucioneve aktuale për ta mbrojtur Kosovën nga Lista Serbe dhe Beogradi zyrtarë. Shumë djallëzore. Dhe kjo ftesë bëhet mu në kohën kur LDK është në zenitin e saj për nga popullariteti pozitiv dhe uniteti efikas. Kjo si duket është duke i penguar oponentëve. Marifete të kësaj natyre duhet pritur edhe më shumë në të ardhmen, sidomos kur afrohen zgjedhjet e brendshme në LDK. Për më shumë si mund t’ia merr mendja dikujt që partinë më të madhe aktualisht në Kosovë ta thërras në një koalicion që mund të jetë çdo gjë por jo e dobishme për qytetarët dhe Kosovën. Deri dje qeveritarët e sotëm, si opozitar të djeshëm, bazuar në sajesa dhe gënjeshtra mbi demarkacionin e kanë sulmuar deri në rrëzim Qeverinë Mustafa, sot kërkojnë ndihmë nga LDK që tu bashkohet për t’i mbajtur ata në pushtet”, ka thënë ai.

“Janë vetë këta qeveritar të sotëm të cilët vetëm dhe vetëm për të ardhë në pushtet kanë bërë atë lloj koalicioni dhe i kanë dhënë atë hapsirë dhe fuqi politike Listës Serbe sa që dje politikat klandestine të Beogradit në Kosovë sot i kanë zyrtarizuar. LDK duhet të vazhdoj t’i bind edhe qeveritarët aktual dhe të gjithë të tjerët se nëse ajo rreshtohet si parti institucionaliste kjo nuk nënkupton se duhet t’i mbroj institucionet që janë ndërtuar mbi interesa klanore dhe punojnë në dëm të Kosovës. LDK duhet të pranoj të shkoj në atë koalicion dhe ta themeloj vetëm atë qeveri e cila determinohet nga vota e qytetarit. Sa më shpejt që hapet kjo mundësi aq më mirë’’, përfundon Abdullahu.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test