Na ndiqni

Politika

“LDK ka obligim ta mbrojë vendin nga papërgjegjësia e kësaj qeverie”

Nga: Mediat Shqiptare Më: 25 mars 2018 Në ora: 15:02
Ilustrim

Analisti politik, Faton Mehmeti ka thënë se është detyrë e opozitës të mbrojë demokracinë kur ajo cenohet nga pushteti.

Image
Faton Mehmeti

“Gjithashtu opozita duhet të mbroj qytetarin e vendit nga çdo ligj apo veprim kundër tyre nga ana e pozitës. Në kuadër të saj, qeveria Haradinaj ka bërë një sërë shkeljesh të të drejtave të qytetareve, duke u sjellur e papërgjeshme ndaj tyre. Shpenzimet enorme, luksi i shfrenuar, arroganca dhe mos hapje e perspektives se vendit janë disa nga arsyet e forta që ka opozita për të kërkuar llogaridhënie nga pozita”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Për me tepër, ai ka thënë se se pa u shteruar të gjitha hapat demokratike, nuk ka pse të ngutet opozita për të kërkuar shkarkim.

“Edhe pse, në fund të hapave do vije momenti që duhet të kërkohet, megjithatë LDK duhet të ndjek hapat institucional siç janë interpelancat dhe format te tjera. Kjo qeveri s`do kujtohet për gjëra të mira, përveç arrogancës, luksit të qeveritareve dhe varfërimit të më tejmë të qytetarëve të vendit. Opozita, në këtë rast LDK, e ka obligim që të mbroj vendit nga papërgjegjësia e kësaj qeverie”, ka përfunduar Mehmti për “Bota sot”.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test