Na ndiqni

Politika

Veriu i Kosovës “mollë e ndaluar” për Haradinajn

Nga: Bota sot Më: 24 mars 2018 Në ora: 19:54
Ramush Haradinaj

Janë bërë gati 7 muaj nga dita që kur qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj kaloi në Kuvendin e Kosovës me 61 vota. Por, edhe pse kaluan kaq muaj, i pari i qeverisë ende nuk e ka vizituar Veriun e Kosovës.

Lidhur me këtë, analistit politik, Nexhat Haziri, në një prononcim për gazetën “Bota sot” thotë se veriu i Kosovës mbetët ‘mollë e ndaluar’ për kryeministrin Haradinaj.

Ai thotë se përkundër marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shuarjen e strukturave paralele, kjo pjesë vazhdon të përballet më të njëjtin problem.

“Kjo është një çështje që po i përcjellë të gjithë kryeministrat e Kosovës, pra edhe kryeministrin Haradinaj që veriu i vendit mbetet siç thuhet ‘mollë e ndaluar’”, tha Haziri.

Sipas tij, kjo pjesë është rezistente ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës. Haziri thotë se atje funksionojnë institucionet paralele serbe të cilat janë nën ndikimin politik dhe financiar të Beogradit.

“Kjo tregon se kjo pjesë e vendit është rezistente ndaj autoriteteve shtetërore të Kosovës dhe si e tillë atje funksionojnë institucionet paralele serbe të cilat janë nën ndikimin politik dhe financiar të Beogradit, edhe përkundër gjoja marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për shuarjen e këtyre strukturave paralele”, ka përfunduar analisti politik, Nexhat Haziri për gazetën “Bota sot”.

Bota sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test