Na ndiqni

Politika

“Qeveria e Haradinajt e meriton të shkojë në shtëpi”

Nga: Bota Sot Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:04
Pamje nga mbledhja e Qeverise

Gjatë konferencës javore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shefi i grupit parlamentar në Kuvendin e Kosovës nga kjo parti, Avudllah Hoti ka kërkuar  dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, si dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje.

Image
Faik Krasniqi

Lidhur me këtë deklaratë, analisti Faik Krasniqi ka thënë se Qeveria e Haradinajt duhet të shkojë në shtëpi dhe të vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

“Qeveria Haradinaj jo që nuk e meriton të shkarkohet, e meriton sot të shkojë në shtëpi, por çfarë behet edhe nëse shkarkohet dhe shkojmë në zgjedhje të reja. Nuk do prodhohet asgjë e re. Do shkojnë këta do vijnë të tjerë. Gjendja për popullin prapë nuk do ndryshoje. Avazi i vjetër do vazhdoj. Sikur Hoti ka harruar që deri dje ishte në Qeveri, dhe çfarë të mirë na solli. Asgjë. Përveç forcimit të klaneve të interesit”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Për më tepër, ai shtuar se zgjedhjet do të ishin zgjidhje, por gjendja nuk do të ndryshojë  përveç ndërrimit të pozicioneve.

“Zgjedhjet do të ishin zgjidhje, nëse pastrohet skena politike, dhe del në sipërfaqe një klasë e re politike. Përndryshe, gjendja nuk do të ndryshoj, përveç ndërrimit të pozicioneve. Ndonjë parti del nga Qeveria, dhe partia tjetër bëhet pjesë e Qeverisë, edhe nëse PDK-ja është pjesë e saj. Tashme jemi mësuar me propagandat e tyre "kurrë me PDK-në". Dhe në fund prapë në prehrin e saj”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test