Na ndiqni

Politika

Deputeti i AAK-së tregon se çfarë u ka thënë Haradinaj për votimin e Demarkacionit

Nga: Bota sot Më: 11 mars 2018 Në ora: 20:31
Ramush Haradinaj

Ratifikimi i Marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, edhe pse ditë më parë u duk se është afër zgjidhjes, tani më, çdo ditë e më shumë kjo çështje vetëm se po shkon duke u zbehur.

Si shkak i shtyrjeve të vazhdueshme për zgjidhjen e temave të mëdha, tani janë shtuar zërat se nga opozita kanë filluar të kërkojnë edhe zgjedhje të reja në vend.

Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thonë se vetëm janë duke e pritur njoftimin nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Është deputeti nga radhët e AAK-së, Shkumbin Demaliaj, që për “Bota sot” e pohon një gjë të tillë. Sipas tij, ratifikimi i Demarkacionit është çështje procedurale.

“Është çështje procedurale dhe po presim njoftimin nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës për të thirrur seancë për ratifikimin e Demarkacionit të Kufirit me Malin e Zi”, është shprehur deputeti i AAK-së.

I pyetur se a është unike Aleanca në lidhje me çështjen e Demarkacionit. Demaliaj tha se secili mund të vendos në bazë të bindjeve që ka.

“Secili mund të vendos në bazë të bindjeve që ka. Kështu na ka bërë të ditur edhe lideri i partisë, Ramush Haradinaj”, ka përfunduar deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj për “Bota sot”.

Bota sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test