Na ndiqni

Politika

Shahu tregon pse nuk po shkarkohet Haradinaj

Nga: Bota sot Më: 10 mars 2018 Në ora: 17:48
Ramush Haradinaj

Përjashtimi i Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga EQAR, ka bërë që të lindin akuza ndaj kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

Madje, partitë opozitare kanë kërkuar dorëheqjen apo shkarkimin e Haradinajt, pasi sipas tyre, AKA u përjashtua nga EQAR, për shkak të shkarkimit të bordit të kësaj Agjencie nga vet kryeministri.

Image
Rexhep Shahu

E duke komentuar kërkesën e opozitës,  njohësi i zhvillimeve politike Rexhep Shahu, ka thënë se dorëheqja është në dorën e Haradinajt.

Mirëpo, sipas tij, shkarkimi i Haradinajt, do të pasonte shkarkimin edhe të të tjerëve,e kjo e fundit, nuk po i leverdis asnjërit.

“Nëse dorëhiqet, dorëhiqet. Kjo është në dorën e Haradinajt, por për ta shkarkuar duhet ta shkarkojë dikush. Nuk ka kush e shkarkon kryeministrin Haradinaj, sepse në atë rast shkarkohen të gjithë dhe nuk kanë leverdi asnjë të bjerë, të shkarkohet, askush nuk dëshiron të shkarkohet. Kështu që do të pajtohen me vendimin e tij në këto rrethana”, ka thënë Rexhep Shahu në një prononcim për gazetën “Bota sot”.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test