Na ndiqni

Politika

Propozimi për Demarkacionin, Qeveria i përgjigjet Albin Kurtit

Nga: Bota Sot Më: 9 mars 2018 Në ora: 16:25
Albin Kurti

Në mëngjesin e sotëm, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dal me një propozim të ri për çështjen e Demarkacionit me Malin e zi.

Kurti përmes një letër të hapur drejtuar kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar që së bashku të ndjekin një udhë tjetër e cila do t’i përmbante pesë hapa.

Në këto hapa të propozuar nga Kurti, sugjerohet që të zgjidhet një debat parlamentar për raportin e Komisionit Bulliqi, hetime parlamentar për marrëveshjen, si dhe në mënyrë diplomatike t’i kërkohet Malit të Zi që të niset një proces i ri i demarkimit.

Hapat e propozuar nga Kurti

1) Debat parlamentar për raportin e Komisionit Bulliqi, aq më tepër që marrëveshja e 26 gushtit 2015 pat shkelur Rezolutën e Kuvendit të 25 qershorit 2015;

2) Të nxjerrim një Deklaratë të Kuvendit të Kosovës për fqinjësi të mirë me Malin e Zi dhe me kërkesë për rishqyrtim të marrëveshjes;

3) Përmes kontakteve të drejtpërdrejta diplomatike t’i kumtoni mospajtueshmërinë Malit të Zi me metodologjinë e përcaktimit të kufirit dhe të filloni iniciativën e re për një proces të ri të demarkimit.

4) Hetim parlamentar për marrëveshjen, gjithë rrjedhën, rolin dhe përgjegjësinë e faktorëve të involvuar në këtë proces.

5) Konferencë ndërkombëtare lidhur me procesin e përkufizimit (delimitimit) dhe shënjimit (demarkacionit) të kufirit në Kosovë, regjion e më gjerë, si rast për shpalosjen e gjithë të vërtetës.

Ndërsa, lidhur me këtë propozim të Kurtit “Bota sot” ka kontaktuar me zyrën për Komunikim Publik në kryeministrin e Kosovës, ku në përgjigjen e tyre thuhet se janë të gatshëm të bashkëpunojnëme opozitën.

“Qeveria e Republikës së Kosovës është e gatshme të bashkëpunoj me opozitën”, thuhet në përgjigje.

Për më tepër, thuhet se janë të interesuar që të përmbyllet kjo marrëveshje.

“Ne jemi të interesuar që kjo marrëveshje të përmbyllet, duke i implementuar korrigjimet e parapara në raportin Bulliqi dhe aneksin e marrëveshjes nga dy presidentët (Thaçi – Vujanoviç)”, thuhet në përgjigjen me shkrim të Qeverisë së Kosovës.

Bota Sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test