Na ndiqni

Politika

“Dorëzimi” i AAK: Nuk jemi në “luftë” me LDK-në

Nga: Bota sot Më: 1 mars 2018 Në ora: 09:18
Ramush Haradinaj kishte polemika të ashpra me deputetët e LDK-së

Shënjimi  i vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, është çështja që shkakton përplasje pozitë- opozitë që nga nënshkrimi i marrëveshjes.

Seanca për votimin e marrëveshjes së demarkacionit ka dështuar dje për herë të tretë, ndërkaq mungesë votash, e mos pajtime vazhdojnë.

Çështja e demarkacionit ka qenë “problematike” edhe gjatë qeverisjes së kaluar dhe kjo ka qenë njëra ndër arsyet e rrëzimit të Qeverisë Mustafa.

Kryeministri Ramush Haradinaj, në kohën kur ishte në opozitë kishte qëndrime të prera kundër këtij versioni të demarkacionit, mirëpo me ardhjen në pushtet qëndrimi i tij ka filluar duke ndryshuar.

Edhe pse, punën e parë që e kishte bërë Haradinaj ishte shkarkimi i Komisionit për shënjimin e vijës kufitare Kosovë- Mali i Zi dhe formimi i një komisioni tjetër, puna e këtij komisioni pothuajse shkoi në “huq”.

Të gjeturat e këtij komisioni tashmë  nuk do të përfshihen në një pako të ligjit për demarkacion, e ky vendim pas shumë kundërshtimeve të Kryeministrit dhe partisë së tij.

Lidhja Demokratike e Kosovës, insistonte për mos votimin e demarkacionit pa u hequr nga ligji raporti i Bulliqit, ndërsa përkundër gjuhës së ashpër të Kryeministrit dhe AAK-së, pas diskutimit të nesërmen u “dorëzuan” karshi kërkesës së LDK-së.

Ky “dorëzim” i Kryeministrit dhe Ministrit të Infrastrukturës ka ardhur pas deklaratave të ashpra, të cilat shkonin deri në atë “masë” sa që sipas Ministrit, më mirë do të ishte rrëzimi i qeverisë se sa pranim i kushtit të LDK-së.

Më shumë
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test