Na ndiqni

Politika

“LDK-ja duhet ta kushtëzojë Qeverinë për demarkacionin”

Nga: Bota sot Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 22:08
Armend Zemaj, Arben Gashi, Besa Gaxherri, Naser Osmani, Mirjeta Kalludra dhe Fidan Rekaliu

Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar që të mërkurën të mbajë seancë të jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, mirëpo ende mbetet e paqartë nëse janë siguruar 80 votat e nevojshme në favor të kalimit të kësaj çështjeje.

Partitë e koalicionit qeverisës, Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca Kosova e Re, kanë arritur një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, që kjo e fundit të votojë në favor të ratifikimit të demarkacionit.

Mirëpo, Lista serbe partnere e koalicionit qeverisës është deklaruar kundër demarkacionit dhe qëndrim kundërshtues vazhdon të ketë edhe partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.

Kundër votimit të demarkacionit është shprehur edhe deputeti nga radhët e PDK-së, Nait Hasani. Ai dje ka bërë i ka bërë një vizitë Çakorrit, e prej atje ka treguar se nuk i ka ndërruar qëndrimet dhe se vazhdon të mendojë që ‘Demarkacioni nuk duhet të kalojë’.

Duke parë votat kundërshtuese, nuk është e sigurt nëse demarkacioni do të kalojë apo jo të mërkurën.

Analisti politik, Blerim Burjani, thotë se përveç që nuk është e sigurt mbajtja e seancës për demarkacion të mërkurën, LDK-ja mund ta kushtëzojë Qeverinë me këtë marrëveshje.

Sipas Burjanit, nëse LDK-ja e voton këtë marrëveshje, nënkupton se ajo është pajtuar se është ndryshuar qeverisja vetëm për shkak të disa partive të vogla.

“E para nuk është e sigurt se të mërkurën do të mbahet  seanca për demarkacionin, pra ka gjasa të shtyhet kjo datë e mbledhjes së Kuvendit për ta votuar demarkacionit. E dyta, LDK mund ta kushtëzojë këtë marrëveshje me shpallje të zgjedhjeve  të  jashtëzakonshme, pra të vendoset në pako marrëveshja dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme.  Nëse veçse LDK e voton këtë ligj të demarkacionit me Bulliqin brenda i bie se LDK-ja u pajtua se është ndryshuar nga qeverisja për asgjë,  për shkak të disa partive të vogla që kanë apetitë të mëdha”, pohon Burjani për ‘Bota sot”.

Duke komentuar, votën e deputetit të PDK-së kundër demarkacionit, Burjani konsideron se nuk domethënë që të gjithë të pajtohen.

“Disa deputet individualë të PDK- së nuk mund të binden asnjëherë për asgjë edhe në këtë nuk do të thotë se mund të pajtohen. Ende nuk është e sigurt se nëse i kanë bërë numrat të nevojshëm për ta votuar demarkacionin apo jo”, deklaron Burjani.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test