Na ndiqni

Politika

Deputeti i LDK-së: Jemi duke kërkuar koncenzus edhe me grupet tjera

Nga: Bota sot Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:27
LDK

Seanca për demarkacion e paraparë të mbahej sot në ora 11:00, ende nuk ka filluar. Koalicioni qeverisës nuk i ka numrat e plotë për votimin e demarkacionit.

Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA për Kosovën, Bilall Sherifi, ka thënë se nga llogaritë që kanë bërë u duhen edhe dy ose tre vota për ta kaluar marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi.

Mirëpo ai ka nënvizuar se pret rezultat pozitiv, megjithë këto vota mangut dhe mungesën e Listës Serbe në ambientet e Kuvendit të Kosovës, pak para nisjes së seancës plenare.

Por, Lista Serbe tashmë edhe zyrtarisht është deklaruar se nuk do ta votojnë demarkacionin, ndërsa përkundër që koalicioni “llogariste” edhe tek votat e LDK-së për demarkacion, kjo e fundit nuk e ka ndërmend ta votojë.

Kjo pasi LDK-ja refuzon ta votojë marrëveshjen në bllok, ku përfshihet edhe raporti i ish-deputetit, Shpejtim Bulliqi, tashmë kryetar i komisionit të qeverisë për shënjimin e kufirit.

Raport i cili tregon se megjithatë marrëveshja e nënshkruar me 2015, derisa Isa Mustafa ende ishte kryeministër, ka disa gabime.

Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, ka thënë për “Bota sot” se ata si grup kanë koncenzus të plotë, por janë duke kërkuar koncenzus edhe me grupet tjera.

“Kemi koncenzus të plotë si grup ta votojmë  si grup parlamentar, po tentojmë  të gjejmë  koncenzus edhe me grupet tjera politike shqiptare”, ka deklaruar Osmani.

Komunikim ndërpartiak ka kërkuar edhe deputeti i Alternativës, Ilir Deda.

Ai në një deklaratë para mediave, ka thënë se moskomunikimi i ka përcjell partitë politike për këto tre vjet, por se tani ka ndryshuar kjo gjë.

Bota sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test