Na ndiqni

Politika

Interpelanca për Haradinajn e kotë, kërkohet largimi i Qeverisë

Nga: Bota Sot Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 22:34
Ramush Haradinaj ne Kuvend

Të enjten pritet që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rritjen e pagave nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj.

 Lidhur më këtë çështje, analisti Nexhat Haziri ka thënë për “Bota sot” se nuk pret të ketë surpriza në Kuvendin e Kosovës për interpelancën e thirrur për rritjen e pagave nga kryeministri Haradinaj.

“Do të jetë vetëm një rutinë sikur edhe të interpelancave të tjera apo të thirrura më parë. Pra edhe kjo e thirrur për rritjen e pagave nga kryeministri Haradinaj, nuk është se do të na surprizojë  me përmbajtje, përveç se opinioni do të dhunohet psiqikishtë me fjalime shterpe dhe me akuza e kundër akuza në raport pozitë-opozitë. Kjo qeverisje e keqe dhe ky kryeministër injorant nuk ndalen përmes interpelancave pasi siç thotë populli moti janë pajtuat me marrën” ka deklaruar Haziri për “Bota sot”.

Bota Sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test