Na ndiqni

Politika

“Historia e ka derën e ngushtë për njerëz si Hashim Thaçi”

Nga: Bota Sot Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:14
Hashim Thaçi

Të shtunën bëhen një dekadë nga pavarësia e Kosovës, dekadë kjo që le shumë për tu dëshiruar në aspektin e zhvillimit të shtetit.

Hashim Thaçi, ish-kryeministër kur u shpall pavarësia në vitin 2008, premtoi shumë në atë kohë, por pothuajse të gjitha premtimet e tij nuk u realizuan.

Kosova si shtet qe 10 vite, i mungojnë ushtria e saj, liberalizimi i vizave, integriteti Evropian, ndërsa në anën tjetër, gjërat negative i ka të tepruara si korrupsioni, arsimimi jo i mirë, e shumë gjëra të tjera që po e pengojnë Kosovën në zhvillimet që qojnë në një të ardhme më të mirë.

Thaçi përveç premtimeve boshe, ai shkeli edhe rregulloren e Kuvendit që në momentet e para të pavarësisë, pasi që lexoi deklaratën e pavarësisë që nuk i takonte atij ta lexonte, e atë gjë duhej ta bënte ish kryetari i Kuvendit të Kosovës në atë kohë, Jakup Krasniqi.

Publicisti i njohur Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se Thaçi me leximin e deklaratës së pavarësisë, tentoi t’i marrë meritat e të hyjë në histori të vendit si njeri që e shpalli pavarësinë e Kosovës.

Image
Rexhep Shahu

“Hashim Thaçi patjetër qe nuk i takonte ta lexonte atë deklaratë, patjetër qe ai ka tentuar t’i marrë meritat e të tjerëve duke dashtë të hyjë në histori me zor si kalorës”, theksoi Shahu.

Mirëpo sipas Shahut, historia e ka derën shumë të ngushtë që t’i zë njerëzit kaq të “mëdhenj” si Hashim Thaçi.

“Mirëpo historia e ka derën shumë të ngushtë dhe vështirë t’i zë ajo derë njerëz kaq të “mëdhenj” sa Hashim Thaçi. Thaçi me atë deklaratë ka dashtë të bëhet pronar i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Me leximin e deklaratës ai e shkroi emrin ne histori por gjithmonë kur flitet për Thaçin në histori do të thuhet “... por”,”, ka thënë publicisti Shahu për “Bota sot”.

Bota Sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test