Na ndiqni

Politika

Flet avokati: Haradinaj po ndërhyn në punët e Kuvendit, bëri shkelje për faljen e borxheve

Nga: Bota sot Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 21:59
Ramush Haradinaj

Lidhja Demokratike e Kosovës do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese kryeministrin Ramush Haradinaj.

LDK tashmë ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për këtë çështje, për shkak të vendimit që ka marrë Haradinaj për faljen miliona eurove për ambalazhuesit e ujit.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti me këtë vendim që ka marrë, kryeministri Ramush Haradinaj e ka shkelur Kushtetutën.

“Kryeministri ka tejkaluar kompetencat kushtetuese kur ka nënshkruar vendimin për faljen e borxheve ndaj disa kompanive. Pra, Kryeministri ka shkelur Kushtetutën. Ai ka ndërhyrë në kompetenca të institucioneve tjera, në këtë rast të Kuvendit”, ka thënë Hoti.

E se me këtë vendim është bërë shkelje, vlerëson edhe avokati Adrian Gjoshi.

“Falja e borxheve ndaj ambalazhuesve të ujit është bërë në mënyrë të kundërligjshme”, ka thënë ai.

Sipas tij, një vendim i tillë nuk mund të ketë efekt juridik, për arsye të shumta.

“Një vendim i tillë, me mungesë të transparencës, me mungesë të diskutimit me komisionet relevante parlamentare, me mungesë të konsultimit me grupet e interesit, dhe mbi të gjitha, për shkak të mospërfilljes së kuvendit, nuk mund të ketë efekt juridik”, është shprehur Gjoshi për “Bota sot”.

Më shumë
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test