Na ndiqni

Politika

Deputeti i LDK-së i reagon Haradinajt: Pa ndihmën e vendeve mike nuk do të ishim të lirë

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 6 shkurt 2018 Në ora: 21:12
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për medien gjermane, “Basler Zeitung” ka folur për 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, si dhe për ecurinë e saj si shtet.

Mes tjerash, Haradinaj, për mos zhvillimin e Kosovës ka fajësuar Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Haradinaj dhënë për median gjermane.

Image
Haxhi Avdyli

Avdyli për “Bota sot” deklaroi se vendet mike nuk janë përgjegjëse për dështimet e Kosovës. Sipas tij, është detyrë e institucioneve që të kujdesën për zhvillimin e vendit.

“Është detyrë e institucioneve tona dhe qytetarëve të saj që të kujdesen për zhvillimin dhe përparimin e Kosovës. Vendet mike janë për të dhënë një ndihmë dhe duhet t’u jemi mirënjohës, por assesi ato nuk janë përgjegjëse për dështimet tona”, tha deputeti i LDK-së.

Ai thotë se pa ndihmën e vendeve mike nuk do të ishim të lirë dhe as nuk do të ngritnim institucionet e vendit.

“Vendet mike aq shumë kanë bërë për Kosovën sa për asnjë vend tjetër në botë. Arritjet tona apo me thënë ndryshe pa ndihmën e tyre ne as që do ishim të lire, por as që do ngritnim institucionet tona dhe Kosova nuk do të kishte këtë shkallë të zhvillimit të saj”, ka përfunduar Haxhi Avdyli për “Bota sot”.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test