Na ndiqni

Politika

Haradinaj “mbetet” pa kravata, dështon rritja e pagave

Nga: Bota Sot Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 14:41
Ramush Haradinaj

“Pagat nuk do të rriten për shkak se Qeveria është detyruar të tërhiqet nga vendimi i marrë, pas vendimit të Agjensionit Kundër Korrupsionit dhe sidomos pas adresimit që opozita i bëri lëndës në Kushtetuese”, u shpreh Abdixhiku për “Bota sot”.

Në dhjetor të vitit të kaluar, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, mori vendimin skandaloz që pagën e tij ta rrisë mbi 100%, ku njëra ndër arsyet e kësaj rritje ishte se atij i duheshin para për gardërobë e kravata.

“Nuk du me u krahasu me askënd. Por nuk ka vend që bohet më shumë punë se sa kryetari i Qeverisë, sesa në ekzekutiv. Nuk mundet ai që bën ekzekutiv që bën kaq shumë punë me pasë rrogën ma të vogël se sa për shembull një tjetër. Në njëfarë mënyrë kemi respektu hierarkinë e pagave, si të parlamentit, si të presidencës si më tutje. 1300 euro për mua, po mos t’i kisha të hyrat tjera që i kam, ta zëmë qiranë…unë obligohna një kravatë, unë s’muj tash gjithqysh me dalë, obligohna një këmishë. Duhna me qenë në nivel të përgjegjësisë”, kishte thënë Haradinaj për televizionin publik të Kosovës duke arsyetuar rritjen e pagës për vete.

 Por përveç kryeministrit, rritje të pagave kishte edhe për zëvendësministrat e shumtë në këtë qeveri dhe zyrtarët tjerë qeveritarë.

E së fundmi, Agjensioni Kundër Korrupsionit, e shpalli joligjore dhe të pavlefshme rritjen e pagave nga qeveria, e kjo e fundit e pezulloi vendimin për këtë rritje deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, aty ku gjendet për shqyrtim i dërguar nga opozita. Por, sa ka gjasa që mos të ndodhë rritja e pagave dhe ryeminsitrit Haradinaj të “mbesë pa kravata”

Lexo më shumë
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test