Na ndiqni

Politika

Flet deputeti: Haradinaj i padijshëm në çështjet ligjore

Nga: Drilon Rrahmani Më: 1 shkurt 2018 Në ora: 16:59
Ramush Haradinaj

Agjensioni Kundër Korrupsionit, e shpalli joligjore dhe të pavlefshme vendimin e kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagës së vet dhe kabinetit të tij, pasi sipas AKK-së, ky vendim është konflikt interesi.

Ndërsa, sot në mbledhjen e Qeverise, Ramush Haradinaj e pezulloi këtë vendim deri në një marrje të vendimit nga gjykata kushtetuese, pasi që opozita e kishte dërguar në këtë gjykatë këtë vendim.

Lidhur, me këtë, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Ali Lajçi, ka folur për gazetën “Bota sot”, duke thënë se ligji për paga i cili nuk ekziston, i cili është duhur ta bëjë këtë rritje të pagave, e kjo mungesë e këtij ligjit ka bërë që të emërohen shumë zëvendësministra.

Image
Ali Lajçi

“Vendimi i AKK-së është në shqyrtim e sipër. Pagat kanë qenë mirë që të rriten përmes ligjit, d.m.th., ligjit për paga, ajo do të ishte mënyra më e mirë, ndërsa në anën tjetër kjo rritje e pagave është e njëanshme dhe është bërë për interesa të cilat nuk kanë kuptim. Duhet të punohet në këtë drejtim që kjo rritje e pagave të rishqyrtohet edhe njëherë. Mungesa e ligjit për paga ka qenë një ndër arsyet që janë emëruar kaq shumë zëvendësministra, e kjo ndikon keq në buxhetin e Kosovës”- thotë Lajçi

Ai beson se gjykata kushtetuese do ta zgjidh këtë problem dhe se ka dyshime të këshilltarët e Haradinajt, pasi sipas Lajçit, Haradinaj nuk ka dijeni në çështjet ligjore.

“Tash kjo rritja e pagave është në gjykatë dhe besoj se do të jetë konform ligjit edhe përgjigjja që do të marrim nga institucionet.  Nuk e di nëse Haradinaj ka ndonjë këshilltar apo jo që t’i tregoj disa çështje ligjore, pasi si duket kryeministri Haradinaj nuk dijeni shumë në këto çështje”,-përfundoi Lajçi për “Bota sot”.

Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test