Na ndiqni

Politika

Skandali i Dardan Gashit, pse duhet të merren Prokuroria e Gjykata me këtë rast?

Nga: Bota Sot Më: 29 janar 2018 Në ora: 15:59
Ramush Haradinaj dhe Dardan Gashi

Njohësi i zhvillimeve politike Leon Duhanaj, ka komentuar dështimin e interpelancës së inicuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Diasporës Dardan Gashi, për gjuajtjen me armë në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj.

Duhanaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se interpelanca ishte mundësi për t’u zhvilluar debat, mirëpo ai ka thënë se aty është parë injoranca totale e disa deputetëve të Kuvendit.

Ai ka theksuar se me raste se skandali i ministrit Gashi, duhet të merren prokuroria dhe gjykata e jo Kuvendi.

“Për mendimin tim, debati, apo interpelanca e sotme, ishte një mundësi për të zhvilluar debat, me të cilin u argëtuan qytetarët. Në radhë të parë me injorancën totale të shumë deputetëve të "zgjedhur" të popullit. Natyrisht që posedimi dhe përdorimi i armëve, pa leje, është i ndaluar me ligj. Por, a është ky problemi kryesor me të cilin përballemi sot? Pastaj, duhet të shtrohet pyetja: kush është i pastër moralisht dhe ligjërisht që të bëjë me gisht tek të tjerët për këtë çështje. Por, për fajet e tilla, i kemi prokuroritë dhe gjykatat të merren me to. Jo Kuvendi, sepse ka shumë, shumë punë me të rëndësishme për të thirrur interpelanca”, është shprehur Duhanaj.

Por, sipas analistit Leon Duhanaj, çdo shkelje e ligjit, duhet të ndëshkohet pa pardon.

“Nuk dua ta amnestoj askënd. Çdo shkelje e ligjit, duhet të ndëshkohet pa pardon. Por, politika, të merret me zgjidhjen e problemeve reale të qytetarëve, jo me punët e prokurorisë e gjyqësisë”, ka shtuar Duhanaj për “Bota sot”.

Ndryshe, LDK dështojë të shkarkojë ministrin Dardan Gashi, në interpelancën e mbajtur në javën e kaluar, pasi nuk siguroi votat e nevojshme, edhe pse seanca u përcoll me debat të ashpër nga partitë opozitare.

Bota sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test