Na ndiqni

Politika

Gecaj: Kjo qeveri po na dërgon të gjithëve drejt izolimit, jo vetëm veten e tyre

Nga: Bota Sot Më: 25 janar 2018 Në ora: 15:23
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Qeveria aktuale e Kosovës në krye me Ramush Haradinajn, nuk po i realizon premtimet e saj të cilat i bëri gjatë fushatës zgjedhore në vitin e kaluar.

Një ndër premtimet më të mëdha që e bëri Ramush Haradinaj, ishte liberalizimi i vizave brenda 100-ditëshit të tij, por ky premtim nuk u realizua dhe nuk po ka ndonjë shpresë që të realizohet brenda këtij viti dhe siç duket qytetarët e vendit do të mbeten ende të izoluar.

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, në një prononcim për “Bota sot”, tha se kryeministri aktual nuk ka shpreh interes fare për çështjet e mëdha të cilat i kishte premtuar dhe se kjo qeveri dhe ky koalicion sipas Gecajt, do të na dërgojë të gjithëve drejt izolimit, jo vetëm veten e tyre.

Image
Bajram Gecaj

“Kryeministri i ri që nga fillimi nuk ka shpreh interes fare për “çështjet e mëdha”, të cilat i kishte premtuar gjatë fushatës, por duket se prioritet e ka akomodimin e interesave parciale. Kjo qeveri dhe ky koalicion duket se do të na dërgojnë të gjithëve drejt izolimit, jo vetëm veten e tyre”, tha Gecaj për “Bota sot”.

Bota Sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test