Na ndiqni

Peja

Qyteti i Pejës do të bëhet me deponi të mbeturinave

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 17:15
Gazmend Muhaxheri, së bashku me ushtruesin e detyrës së minisrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, së bashku me ushtruesin e detyrës së minisrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Fatmir Matoshi, kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e një deponie komunale në Pejë.

Ky projekt do të kushtojë 50 mijë euro dhe do të financohet nga MMPH, dhe thuhet se do të përmirësojë gjendjen e mjedisit në këtë komunë.

“Ndërtimi i kësaj deponie do të fillojë këtë vit dhe do të vazhdojë dhe vitin që vjen me përkrahjen e donatorëve ndërkombëtar” , tha Matoshi.

Matoshi deklaroi po ashtu se në Pejë do të fillojmë dhe me ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza, të cilin MMPH e financon me 4 milion euro kurse komuna me rreth 3 milion euro plus shpronësimet.

Ndërsa kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, falënderoi MMPH-në për financimin e projektit për ndërtimin e deponisë në komunën që ai drejton, duke thënë se ky është një fillim i mbarë për bashkëpunimin që do të kemi edhe në të ardhmen.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test