Na ndiqni

Opinione

Patrioti që babëzia po e lë pa frymë. Kush do i japë oksigjen? Iliri vallë?

Nga: Arben Llalla Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 20:53
Arben Llalla

I bëri të gjitha. Mallkoi Europën me “What the fuck!”. Ja futi kokën në m… Arben Ahmetajt, sepse i doli kundër duke mbështetur taksën e Kosovës ndaj Serbisë dhe Bosnjes. Foli tre herë më shumë se Ramushi në konferencë për shtyp. I vuri të gjithë në rresht të bënin shqiponjën me pëllëmbë, punë e madhe se shokut Enver (Hoxhaj) i doli shalëshqyer.

… dhe tani po kthehet mendueshëm, i rëndë si udhëheqës prasi që të merret me gjërat e vogla të bezdisura si Unaza e Re, burgun e Gjushit, drogën e Maminasit.

Sepse, ai i bën të gjitha, vetëm që të harrohet zullumi që ka gatuar në vendin që duhet ta qeverisë. Shpesh bëhet gjaknxehtë dhe patriot; matet me hijen e Isa Boletinit. Abdylit të Lidhjes ia varrosi të birin, por i çan kokën Sevo, i cili nuk e di që ka mbaruar lufta, ndaj është akoma partizan me yll në ballë. Puna është që Mit’hati i ndjerë nuk e voton, Sevo po, madje ka dhe teserën e Rilindjes.

Vdes të thotë atë shprehjen e Ismail Vlorës që prapa i vjen historia, por prapa ka vetëm Sajen, banditët e drogës së Maminasit, kriminelët e Durrësit, Shkodrës, Tiranës, Shijakut, Vlorës e kështu me radhë.

Ja pra, ky është udhëheqësi që është zënë në çark nga babëzia e vetë për të përpirë çdo pushtet, çdo kryq leku që kalon në këto vise. Kjo po i zë frymën, sado që ai gëlltit, se është i pangopur, por po i mbarohet fryma. Ka nevojë për oksigjen.

Ndaj kërkon të marr frymë dhe bëhet patriot, nacionalist, i gafuret Serbisë, kur ka bekuar planin e Thaçit për ndryshim kufinjsh. Flet për bashkim trojesh, kur ka shitur Çamërinë, detin dhe nuk ia mban të bëjë gëk, megjithëse u vra shqiptari i katërt brenda një jave në shtetin e vëllamit Tsipras.

Ka nevojë për oksigjen dhe pret mos i jep Ilir Meta një grimë. Pret se mos bie në pazar me njerëzit e Ilirit për zgjedhjet vendore. Nëse ata i japin frymë për këto zgjedhje, ai ia del ta shtyjë, sepse ka hall vetëm sa të kapi veten. Pastaj e thurr intrigën sikur me qenë grua e përdalë, me kujdes dhe me merak që të fusë në thesin e tij të shejtanit të parët ata që i dhanë frymë,

Ky është patrioti, nacionalisti që të bën vetëm për të qeshur, pasi tani është veç një karagjoz pazari.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test