Na ndiqni

Opinione

Kur do të ndalen tatëpjetat e Kosovës

Nga: Islam Fejzullahu Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 15:08
Foto ilustrim

Një profesor i imi i ndjerë në një bisedë të lirë thotë; Populli shqipëtarë është dashur qe historinë evet të shkruar ne kohen e monizmit ta mësoj në mes rreshtave, sepse duke e mesuar si është shkruar jemi sot ku jemi dhe qe su pajtua me histori të tillë e pagoi i ndjeri dr Ali Hadri!

Se situata politike,ekonomike dhe e sigurisë ne shtetin e Kosoves ka marrë tatpjetë të madhe e deshmon ma se miri periudha kohore nga ramja e qeverisë"Mustafa" e këndej. Nuk kanë të ndalura tatpjetat me qeverinë aktuale e zgjedhur si qeveri e pakicave dhe e imponuar vetem per pushtet asesi për qeverisje shteti deshmojnë sidomos kompromitimet, gënjeshtrat, abuzimet, keqperdorimet e deri tek gjykimet falso sepse drejtsinë ebëjnë pikërisht ata qe formuan qeverinë dhe drejtojnë pushtetet!

Fillimisht afera veteranet,ka eskaluar ne atë mas sa vet kryeministri nuk permbahet dot nga padrejtsija e cila ai e imponon duke detyruar kryeprokuronin te ikë nga vendi,pikërisht sepse tentoi te zbatonte ligjin dhe drejtësi? Demarkacioni i cili nga qeverija Mustafa u imponua sipas marrëveshjes se ish kryeminstrit Thaci (nenshkrimi ne Vienë ne 2013) e cila u kundershtua nga opozita e atëhershme deri ne shkarkimin e Mustafes dhe zgjedhjen e Haradinajt i cili po atë marrëveshje tani e fuqizoj dhe u permbyll gjithqka me premtime e gënjeshtra po shifet?

Tani se fundi me qeverinë e re deshtimet diplomatike ne  prurjen e njohjeve te reja,mos inkuadrimi ne organizma nderkombëtar e deri tek mosrealizimi i liberalizimit te vizave per levizje te lirë e premtuar nga kjo qeveri per 90 dite, u deshmuan si tatpjetat ma te mëdha?

Perfundimisht reciprociteti i duhur po i vonuar me serbinë dhe deshtimi i arrestimit të kriminelve dhe vrasësve serb deshmon se gjithqka ka ndodhur deri me sot dhe është premtuar dhe jo realizuar me shkrime e me premtime, është dashur te lexohet mes rreshtave te atyre marrëveshjeve se ato kanë qenë gënjeshtra dhe  asesi marrëveshje ndershtetërore por vetem ardhje ne pushtet dhe kapje pushteti e kesaj kastre politike qe drejton pushtetet ne Kosovë!

Se kur do të ndalen keto tatëpjeta një zot e din dhe dhashtë zoti e Amerika e Gjermania nuk na e kthejnë shpinen, sepse si BE po shifet sidomos ato shtet te cilat janë thuaja gjithë kohen ne Kosovë dhe janë një vijë me pushtetaret tanë,sepse do të kemi një Kosovë jo si shtet por një teritor pa vlerë dhe pa popull autokton.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test