Na ndiqni

Opinione

Deputet e popullit janë në marrëdhënie pune

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 09:18
Skënder Karaçica

Tash sa kohë në sallën e Kuvendit të Kosovës,shpeshherë na rastis të shohim se si ulëset e deputetëve të popullit mbesin të zbrazëta, ndonëse deputetët tanë nuk marrin pjesë në debatet sipas rendit të ditës.

Deputetët e popullit të zgjedhur me votën e lirë të sovranit,ata mungojnë shpeshherë në mbledhjet parlamentare dhe shkojnë për punët përsonale dhe, kur e kur, harrojnë përgjegjësinë që kanë ndaj kontratës që kanë ndaj popullit që i votuan dhe i sollën në institucionin ligjvënës të Republikës së Kosovës.

Është për keqardhje kur deputetet e popullit,kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në seancën e fundit  u bënte thirrje (përmes lutjes) që të marrin pjesë në mbledhjet parlamentare(!).

Pse lutje për deputetet e popullit që nuk marrin pjesë në mbledhjet paralamentare...(?!?).Për këtë dukuri dhe papërgjegjësi të deputetëve tanë,duhet thënë se ata tashmë janë të zgjedhurit e popullit në Kosovë, kur e kur ata janë marrëdhënie pune dhe sikundër të tjerët e punësuar ata duhet të respektojnë ,,orarin e punës,,(sic!).

Nuk e kemi të qartë se çfarë parasheh Rregullorja e Kuvendit të Kosovës kur deputetet nuk marrin pjesë në mbledhjet parlamentare dhe do të thoshim se janë shumë pasivë në aktivitetin e tyre ligjvënës dhe ende pa përfunduar aktiviteti paralamentar në sallën e Kuvendit, ata dalin në qytet për punët e veta dhe sa për ,,shlodhje,, (sic!) pa u lodhë fare...!

Deputet të popullit, bëhuni me aktiv dhe mos harroni kontratën që keni me sovranin për votën e lirë që keni marrë në institucionin me të lartë të Republikës së Kosovës.

Deputet nuk duhet lutur shumë...!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test