Na ndiqni

Opinione

Reagim ndaj postimit të Ministrit shqiptar Arben Ahmetaj

Nga: Mr. Lulzim A. Beqiri Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 15:30
Mr. Lulzim A. Beqiri

Ministri shqiptar Arben Ahmetaj në një postim në llogarinë e tij ka shfaqur gëzimin që paska pasur me ministrin serb, e nder të tjera Arben Ahmetaj ka deklaruar se “një takim shumë miqësor sot me Ministrin e Financave të Republikës së Serbisë Sinisa Mali. Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve dhe reduktimi i barrierave për lehtësimin e tregtisë është një domosdoshmëri për zhvillimin e mëtejshëm ekonomik rajonal. Shqipëria dhe Serbia mund të japin shembullin e mirë të bashkëpunimit ekonomik e politik, që do të avancohet me të gjithë vendet e rajonit”.

Ministër mos harroni se Serbia kishte vrarë 12 mijë qytetar të Kosovës , prej tyre 1,741 femra, 1,396 fëmijë nën moshën 18-vjeçare, ndërsa në altarin e lirisë kanë rënë 2,261 dëshmorë, në mesin e tyre 68 dëshmorë e martirë nga Shqipëria, pastaj janë përdhunuar mbi 20 mijë gra kosovare, duke përzër 1 milionë qytetar, duke djegur mbi 100 mijë shtëpi, shteti kriminal serb ende po vazhdon luftën speciale ndaj Kosovës, si në aspektin politik, ekonomik e kulturor, pra ne po bëjmë tregti me armikun, një armik i keq dhe i pa mëshirë, ne ende po i hapim zemrën kompanive serbe, e që parimisht nuk jam kundër përderisa shteti i tyre kërkon falje, mirëpo ky shtet kriminal nuk respekton asnjë ligj të Republikës sonë, madje ka edhe plane për trazira, aneksim, mosbindje ndaj shtetit të njohur tash nga shumica e vendeve demokratike. Ata na dhunuan edhe fëmijët. Dhunuan edhe vajzat nën moshën 18 vjeçe, mbi 200 objekte, ose 40 % e objekteve të fesë islame dhe 5 kisha katolike janë shkatërruar në mënyrë sistematike nga policia serbe të urdhëruar nga shteti i Serbisë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz.

Ministri shqiptar Arben Ahmetaj i ka shlye të gjitha komentet e shqiptarëve të Kosovës dhe besoj që e morri përgjigjen e duhur, do të duhej të shpallet si person i padëshiruar në Kosovë, ndaj mbështetjes së tij për shtetin kriminal serb, lidhur me taksen e Qeverisë së Kosovës.

Rreth 50 mijë pensionistë llogaritet që janë plaçkitur nga Serbia. Fondi Pensional i Kosovës ende mbetet i kidnapuar nga Serbia që nga pas lufta e që llogaritën që janë rreth 2 miliardë euro. Këto para të pensionistëve nga Kosova ende nuk janë kthyer nga Serbia, pasi që  kjo çështje ende nuk është futur në agjendën e dialogut në Bruksel.

Qendra Turistike e skijimit, në Brezovicë ende vazhdon të menaxhohet nga strukturat e shtetit të Serbisë, që do të thotë se të gjitha të hyrat që i bën kjo ndërmarrje shoqërore nga vizitorët, në përjashtim të parkimit të veturave, derdhen në fonde të Serbisë. Kjo ndërmarrje nuk paguan asnjë taksë për shtetin e Kosovës, fakt ky që e dëmton buxhetin e vendit. Vetëm borxhi ndaj Administratës Tatimore të Kosovës deri më tani është 4.5 milionë euro. Ndërkaq, ligjet për menaxhimin e tatimeve janë të njëjta për të gjitha komunat, por që në Komunën e Shtërpcës shef po del të jetë Serbia dhe llogaridhënia i bëhet asaj.

Ekonomia informale ka ndikim mjaft të madh në territorin e Kosovës. Rreth 40% llogaritet aktualisht ekonomia informale dhe pjesa më e madhe e këtij problemi vjen nga veriu i Kosovës që administrohet nga pakica etnike serbe, e cila nuk iu bindet ligjeve të Republikës së Kosovës.

Thjesht Serbia për çdo vit shet rreth 500 milionë euro mallra në tregun e Kosovës, përderisa eksportet e Kosovës drejt shtetit fqinj nuk janë më të larta se 20 milionë euro, gjithashtu edhe Presidenti i Serbisë disa ditë më parë u kishte bërë thirrje kompanive serbe që të marrin pjesë sa më shumë në panairin e Prishtinës, ose në “ tokën e shenjtë” sipas serbëve.

Ministër Po bëhen pothuajse 20 vjet pas lufte e Kosova mbetet një dosje e madhe e krimit të pandëshkuar. Një nga plagët më të rënda mbeten viktimat e gjalla të përdhunimit nga forcat serbe, ja edhe një rrëfim i një gruaje kosovare në Tv21, “Jo veç me u dënua, por e meritojnë me vdekje atë dënim kriminelet serb. Çka kam hekë, çka kam përjetua, çka me kanë bë mu aman jarabi”, rrëfen gruaja që u dhunua gjatë luftës në Kosovë nga paramilitarët serbë, a doni ende dëshmi për me i bojkotua ato produkte që potencialisht kanë mund të prodhohen po nga ky dhunuesi serb.

Të jesh patriot në ekonomi do të thotë të kontribuosh në nxitjen e prodhimit vendor, të stimulosh kërkesën e brendshme për mallra dhe shërbime, të inkurajosh dhe të ndikosh në rritjen e eksporteve të cilat janë në nivel shumë të ulët në krahasim me importet sidomos në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, duke i bërë kështu mallrat tona më konkurruese. Këtë duhet ta bëjë para së gjithash qeveria dhe çdo sipërmarrës dhe qytetar i përgjegjshëm i vendit tone, i dashur ministër.

Ministër ke dëshpëruar 2 milionë shqiptarë të Kosovës, dhe 10 milionë të tjerë anë e mban botës, ne kemi prit nga ju që të na mbroni edhe ashtu e keni obligim me Kushtetutën e Shtetit Shqiptar, e jo të mbështetni kriminelet në zhbërje të shtetit të Kosovës.

Ministër Qeveria Serbe ka bërë ç ‘mos për ta larguar Kosovën nga anëtarësimi në UNESCO, INTERPOL, UEFA, OKB, NATO, BE, dhe në të gjitha Institucionet relevante ndërkombëtare.   

Turpi ju mbuloftë....

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test