Na ndiqni

Opinione

Çfarë fshihet prapa planeve Rusi - Turqi

Nga: Sherif Ramabaja Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 15:26
Sherif Ramabaja

Vladimir Putini festoi përfundimin e një pjese të rëndësishme të gazsjellësit Turk Stream. Presidenti rus po planifikon gazsjellësin ta shtrijë deri në Austri. Shtrohet pyetja, çfarë fshihet prapa saj? Të hënën që kaloi presidentët Putin dhe Erdogan u takuan për të festuar përfundimin e një faze të ndërtimit të tubacionit të gazit Turk Stream, 1800 kilometra të gjatë. Kjo linjë e gazit kalon nëpër fundin e Detit të Zi, Bullgari, Serbi, Hungari deri në Austri. Moska dhe Ankaraja po përgaditen për ta përfunduar këtë projekt ngase në vitin 2014 ishin ndërprerë punimet pasi EU ishte deklaruar kundër ndërtimit të tij. Putini për t`i arritur qëllimet e tij, Erdoganin e kishte shpallur si parner të ri.

Ofensiva e dytë e Putinit në Ballkan

Megjithatë, Moska kurrë nuk i kishte varrosur planet e vjetra për një tubacion të gazit jugor në drejtim të BE. Kjo është e menduar si paralele e rrjedhës së gazsjellësit të veriut nëpër Detin Baltik. Një vështrim ndaj këtyre rrjedhave të gazit njëri në veri drejt Evropës dhe tjetri në juglindje, Turqi nëpër Ballkan dhe po ashtu drejt Evropës tregon për planet dhe ambicjet strategjike të Rusisë. Përmes shteteve sllave Serbisë dhe Bullgarisë, që gjithmonë kanë qenë nën sferën e ndikimit të saj, Rusia do të përpiqet që ta ruaj ndikim e saj në EU. Kjo u vërejt edhe me pranimin e Malit të Zi në Nato, ku Rusia u përpoq me të gjitha mjetet, që këtë ta pengoi.

Çfarë roli luan këtu Turqia

Para dy vitesh kishim marrëdhënie të tendosura mes Rusisë dhe Turqisë, pas rrëzimit të aeroplanit rus nga Turqia. Pasi Erdogani për këtë i kërkoi falje Putinit, marrëdhënjet e tendosura shpejt u bënë miqësore. Tashmë Rusia dhe Turqia po luftojnë së bashku në Siri. Ndërkohë, marrëdhënjet ekonomike midis Rusisë dhe Turqisë janë më afër se kurrë. Qeveria turke e shef tubacionin si një projekt kyç, për të përmbushur nevojat energjetike të vendit, në vitet e ardhëshme. Strategjia ruse në këtë rast është t`i bëj konkurencë ndërtimit të tubacionit TAP nga Azerbejxhani që do të kaloi edhe nëpër Shqipëri. Sidomos po përpiqet ta pengoi depërtimin e gazit të lëngshëm amerikan drejt Evropës.

Projekti nuk është kundër interesave të të tjerëve, tha Putini gjatë festimeve me Erdoganin. Në realitet, më së shumti do të pësoi Ukraina sepse Gazsjellësi tranzit që kalon nëpër Ukrainë do ta humb rolin kyç për përfitim material, që e kishte deri më tash. Planeve të tilla ruse po u kundërvihen Polonia, Ukraina dhe sidomos SHBA, duke ia tërhequr vërejtjen Evropës se po bini pre e Rusisë që pastaj do ju kushtëzoi dhe do tju bëj shantazhe.

Me acarimin e luftës tregtare mes EU dhe SHBA që e inicoi presidenti Trump, EU po merr vendime pa pëlqimin e SHBA, gjë që më parë nuk ka ndodhur. A do të jetë kjo vetëm një fazë kaluese, apo EU krye në vete do të marr vendime, siq ishte deklarata për formimin e ushtrisë së përbashkët në kuadër të EU, mbetet të shihet. Acarimet e tilla nuk janë as në dobi të EU, e as të SHBA sepse vetëm e forcojnë pozicionin ruso - kinez që do të ishte rrezik global.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test