Na ndiqni

Opinione

Përkujtime të dhimbshme

Nga: Milazim Maraj Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 08:44
Milazim Maraj

•Sebahate Tolaj                                                                                                                                                                         

•Isuf Haklaj                                                                                                                                                                                

• Arben Sejdiu                                                                                                                                                                    

Përkujtime që metën në nivel të dhembjes, për të afërmit dhe të zhgënjimit për mbarë popullin.                             

Në veçanti për koleget e tyre.                                                                                                                                                  

Gjendje e njëjtë  dhe shumë dëshpëruese për shqiptaret në Kosovë dhe Shqipëri për 20 vite.                              

Me datën 22.11.2018 përkujtuam bashkëluftëtarin dhe kujdestarin e sigurisë në Kosovën e “Lirë”. Kurse me 24.11.2018 përkujtojmë bashkëluftëtaret tonë Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj. Që ranë dëshmorë në Kosovën e !Lirë” Qe luftuan për lirinë e Kosovës. Arritën ta lirojnë nga okupatori, arritën ta shpëtojnë nga masakrat, dhunime, persekutimet, plaçkitjet dhe gjenocidi. Por nuk arritën ta çlirojnë nga krimi i organizuar pas lufte. Ne luftë kundër krimit të pas luftës ranë këta dëshmor. Çdo përvjetor kujtohen dëshmoret e kombit.

Çdo përvjetor kërkohet zbardhja e krimit dhe nxjerrja e kriminelëve para drejtësisë, kërkohet fuqishëm dënimi i kriminelëve, por kjo nuk po ndodhë. Kurrë nuk u bë një studim, pse u vranë? Kush ishte logjistika vrasëse? Ku ishte bërë plani për vrasjen e tyre? A ishte bërë ky plan në Kosovë apo Serbi? Apo ishte plan i përbashkët? Këtë nuk e zbuluan institucionet tona. Këtë nuk e bënë koleget e Isufit, Sabahatit dhe Arbenit. Këtë nuk e bëri shteti i Kosovës në asnjë kombinim që 15 vite. Përkujtimet tona tregojnë vetëm dhembjen por jo gatishmërinë tonë për të luftuar krimin dhe për të siguruar jetë të lirë dhe të qetë për popullin e shumëvuajtur të Kosovës.

Kështu të gjithë ata që bënë betimin para popullit, para zotit në kushtetutën e Kosovës nuk e mbajtën fjalën, gënjyen, dhe zhgënjyen popullin e vet, zhgënjyen ata që iu besuan dhe ua dhanë votën. Pra sot qytetari i Kosovës jeton i prerë në besë, nga ata që premtuan u betuan dhe gënjyen. Nga Kosova sot shpërngulën të rinjtë shqiptarë, nga se u është vrarë shpresa së Kosova do të jetë shtet i lirë dhe i dijes dhe i së drejtës. Shtet ku secili do të ndjehet i sigurt dhe i lumtur ashtu sikur e merituan pas shumë sakrificave. Shpresën nuk arriti tua vret Serbia por besëprerët.

Lufta vrau, dhunoj, masakroj, dogji por shqiptari shpresën e kishte shpëtuar duke ruajtur thellë në shpirtin e tij liridashës. Pas lufta e përgjakur u vrau besën shqiptarëve, traditën burrërore, plot krenari  dhe humanizëm. Ata tani ikin për të shpëtuar shpirtin diku ku nuk flitet shqip, ku nuk ka kulturë shqiptare, atje ku nuk është vetja dhe jeton si i huaj, me nostalgji dhe mall për atdhe. Në burgun tradicional shqiptarë që quhet kurbet. Atje jeton i zhgënjyer dhe zhgënjen terë familjen. Jeton i zhgënjyer, pa besë dhe pa shpresë këtë janë pasojat të udhëheqjes së gabueshëme. Shpëtimtaret e rrejshëm sot jetojnë pa fytyrë, janë të kënaqur më makina të shtrenjta, asistente, klima, standard të lartë në mesin e qytetarëve të varfër. Djersen e këtij populli të prerë në besë e harxhojnë nëpër botë, në Dubaj apo vende tjera të shtrenjta dhe luks të botës. Kënaqën kur të tjerët rreth tyre vuajnë. Dita për vuajtjet e  dënimeve të tyre  po afrohet asgjë nuk zgjatë gjithmonë. A do të i lutën zotit liridashësit patriotë sikur shumë herë në histori ”Fali o zot së nuk kanë ditë çka po bëjnë”????!!!!.

Këtë frikë ta ndezë në shpirt gjendja e tanishme në Kosovë, kur udhëheqësit shqiptarë i ofrohet Serbisë për pajtim ani pse dinastia shekullore  kriminale serbe këtë as që e kërkon. Ani pse edhe sot e kësaj dite Kosovën e shantazhon dhe e kërcënon më ri okupim. Planifikon ri kolonizim, pengon zhvillimin në të gjitha fushatë dhe helmon shqiptaret më ushqime kurse në mesin tonë bashkëpunëtoret e tyre në vend të përgjegjësisë për çka kanë bëre, vihen në poste të rëndësishme dhe tejet të ndjeshme te shëtit tonë. A ka fund kjo dhembje?!.

A ka funde kjo, si ëndërr e tmerrshme?!.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test