Na ndiqni

Opinione

Diçka rreth “harresave” të Beogradit

Nga: Astrit Zemaj Më: 23 nëntor 2018 Në ora: 15:29
Astrit Zemaj

Si dukët Beogradi po harron se KOSOVA nuk është rastësisht shtet dhe ka institucionet e saja, ku POLICIA E REPUBLIKËS së KOSOVËS është faktor primar për sigurinë në Kosovë, stabilitetin në rajon, dhe partner në Evropë dhe pertej saj. Në ketë aspekt po e sjell në rikujtesë një pjesë të deklaratë se Sekretarit të Pergjithshëm të NATO-s(NATO Secretary General Jens Stoltenberg) të datës 03 shkurt 2017, gjatë vizitës së tij në Prishtinë.

PYTJE: A mund të garantohet nga NATO-ja se është e gatshme për të luftuar ne rast të ndonjë ndërhyrje ushtarake të huaj në Kosovë, sepse ne kemi marrë kërcënime në ditët e fundit nga Serbia për vendosjen e ushtrisë së tyre në Kosovë kur e dijmë se vetëm 17 vjet më parë ata kryenin masakra?

JENS STOLENBERG : "NATO është në Kosovë, NATO ka Forcën e saj KFOR-it këtu për të siguruar që ne jemi në gjendje të ruajmë stabilitetin, paqen dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës dhe siç thashë, jemi të vendosur të vazhdojmë të qëndrojmë këtu me një forcë domethënëse prej 4,500 trupash rreth dhe kjo dërgon një sinjal shumë të qartë të angazhimit tonë për të siguruar që Kosova të jetë një vend i qetë dhe i sigurt.

KFOR-i është përgjigjësi i tretë. Ne kemi POLICINË E KOSOVËS, Forcat e Sigurisë të Kosovës(FSK) dhe pastaj kemi EULEX-in dhe pastaj kemi KFOR-in. Dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme që ne kemi forca të ndryshme që plotësojnë role të ndryshme dhe ne kemi parë për shumë vite që prania e KFOR-it ka kontribuar në stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë dhe siç thashë, jemi të përkushtuar që të vazhdojmë për aq kohë sa është e nevojshme......".

JENS STOLTENBERG: "NATO is in Kosovo, NATO has the KFOR Force here to make sure that we are able to maintain stability, peace and security in this part of Europe and as I said we are committed to continue to stay here with a significant force of 4,500 troops around and this sends a very clear signal of our commitment to make sure that Kosovo is a safe and secure place. 

KFOR is the third responder. We have the Kosovo police, the Kosovo security forces and then we have ULEX and then we have KFOR. And I think that this is important that we have different forces filling different roles and we have seen over many, many years that the KFOR presence has contributed to stability and to security in Kosovo and as I said we are committed to continue as long as necessary....."

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test