Na ndiqni

Opinione

Kosova shtet i dështimeve

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 22 nëntor 2018 Në ora: 06:37
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Pas deshtimit për liberalizimin e vizave ,ku shumë shtete të Evropës po hetizojnë të ia liberalizojnë vizat Kosovës,erdhi edhe deshtimi i radhës kur Kosova deshtoi përseri te bahet anetare në Interpol.Pra,deshtim pas deshtimit.Kjo është gjë normale kur dihet e kushe po udheheqë më Kosovën.Më Kosovën po udhehqe një kastë politikanesh te komprimituar,te korruptuar,te paaftë të ndertojnë shtetin por shumë te afët ta shakterrojnë shtetin.

Pse deshtoi Kosova te hy ne Interpol?!

Në këte drejtim deshtuan te gjithë,sepse unazat në udheheqjen e shtetit janë te çorientura,nuk ka një kordinim midis tyre,sejcila ngrehë ne anën e vetë.Presidenti vepron në krye ne vehte pa kurfarë kordinimi me askend ne vendë,Qeveria me shumë skandale dhe afera te ndryshme,një Kuvend qe nuk funksion fare më njeriun qe nuk din ta udhehëq,por ajo së çka është me e rëndesishme Diplomacia dhe politika e jashtme kanë deshtuar totalishtë.

Diplomacia e jashtme ka deshtuar totalisht në aspektin e lobimit për anëtarsim në Interpol.Kemi një Minister i cili është në vend jo te duhur.Behgjeta Pacolli,një bisnismen i suksesshem,por shumë i pasukseshën ne diplomaci,i paaftë te drejtoj punët e jashtme të shtetit,njeriu i deshtimeve dhe i skandaleve diplomatike nuk ishte edhe ne nivel të detyrës për lobim më te fuqishem për anëtarësimin e Kosovës ne Interpol.Këtu ky njeri ka deshtuar tërësishtë.Është njeriu jo i duhur për të udheheqë me diplomacinë e vendit.Se këndejmi ky njeri nuk e ka më vendin në Diplomacin e Kosovës.Ky njeri e gjuan fajin te Serbia që beri fushat agresive për ta penguar Kosovën të anëtarsohet në Interpol.Ai duhet sa më pare për aresye morale për shkak te deshtimit të jepë doreheqeje,e jo te arsyetohet pa kurrfarë aresyetimi.Nese nuk jepë doreheqeje duhet qe Kryeministri ta shkarkoi menjëherë si njeri i paaftë te udheheq me diplomacin tonë.

Derisa diplomacia e jonë nuk ishte aspak aktive ne lobim për tu pranuar Kosova ne Interpol,kolegu i tij nga Serbia Ivica Daçiq nuk flente ditë e natë për ta penguar Kosoven te antarësohet ne Interpol.Ai bante presion në çdo shtet qe na kanë njoftë dhe ne ato qe nuk na kanë njoftë qe ta pengojnë Kosovën drejtë Interpolit.Nuk ka arësyetim se Serbia paska ba lobim agresive për te penguar Kosovën ne Interpol.Jo,zoteri udheheqes të Kosovës nuk ka lobim te mire e agresiv,por ka lobim te menquar,lobim të vendosur,lobim intensiv ne te gjitha anet.Pra,Serbia bani lobim te menqur dhe për këtë ia doli,ndaj diplomacisë se Kosovës e cila deshtoi.Në lobim Serbisë i ndihmai edhe Rusia dhe kështu Kosova deshtoi ashtu siq pat deshtuar edhe anëtaresimi ne OSBE qe Kosova edhe aheherë ia lente fajin Serbis e jo vehtës.

Derisa na e përgëdhëlim Serbin për dialog,ajo fuqishem angazhihet kundër Kosovës,angazhohet fuqishem ne çnjojet  e shteteve qe na kanë njoftë,me qellim qe ta tregon Kosovën si shtet të deshtuar ta atakoj sovranitetin e saj,etj.E pengon ate te anëtarësohet ne Organizata e ndryshme ndërkombëtar,edhe pëkundër Marveshjes se Brukselit se Serbia nuk duhet dhe nuk mund te pengoj Kosoven ne anëtarësimet nderkombëtar.Edhe përkundër kësaj Mareveshje Kosova nuk ankohet ne Bruksel se pse nuk respektohen Mareveshjet e arrijtura por e lenë Serbin te lodroi e qetë kunder Kosovës.Në këtë drejtim dialogu me Serbinë ka deshtuar,është i panevojshem dhe si i till duhet të ndërpritet.Nuk ka nevojë te arrihet ndonje Mareveshje “historike”me shtetin,me anëmikun tonë shekullor i cili edhe sot banë çdo gjë qe ta pengojë Kosovën në Integrimet Euro-Antlatike.

Pos Diplomacisë se deshtuar kontributin më te madh për fundosjen e Kosovës në humnerë është duke e dhanë vetë Presdidenti i Kosovës Hashim Thaçi,i cili është i vetmi shef i shtetit i cili deshiron ta zvogëloi shtetin e vetë.Presdineti sikur është totalishtë i çorientuar në mendjën e tij,është kethye totalisht kundër vendit të vete,i cili pa i pas hak askush hapë tema të papranueshme për vendin siç janë ndarja,coptimi dhe korigjimi i kufijve me Serbinë.Këtë ide të tijë e ka ba refren të përditëshëm e thotë çdo kund qe arrijnë nëpër tubime dhe Konferenca nderkombetare,ne biseda me udhehqes të shteteve të ndryshme te cilët po habiten me qasjen e tij.Ky qendim i Hashim Thaçit ne kohet e fundit po krijon jo qartësi dhe konfuzuion te shumë shtete te botës duke thanë se çpo ngjet me këtë shtet,me këtë njeri i cili qohet kundër shtetit te vet.Nga kjo ide e Thaçit ne kohet e fundit nuk kemi njohje te reja,po krijon konfusion duke hetizuar qe te na njohim.Nga ana tjeter Serbia me lobimin e vetë angazhohet dite e natë qe te ia zbresë Kosoves njohjet qe siq thot ia ka heq deri me tani nja 10 sosh.Kjo është pra politika e çorientuar e Hashim Thgaçit,i cili te gjitha këto i banë ne krye n’vehte,pa koordinim me askend,pa ndonje konsesus dhe unitet te brendshem.

Por deshtimit dhe deshtimeve  po i kontribuon edhe politika kosovare e çakorduar nga te gjitha anët,sicili institucion qe nga Presidenti,Qeveri dhe Parlamenti te gjithë janë shah ne vehte,askush nuk e”formatë” njerin tjetrin.Në këtë shtet secili donë me bartë bajrakun,secili donë me konë më”i zoti” se tjetri anipse te gjithë këta pushtear janë te pazot ne udheheqjën e shtetit në nderimin e shtetit te cilët në vrapë po e qojnë shtetin  në degradim të plotë.Nga ana tjetër nuk është aspak më e mirë edhe situata nepër Partit politike në te cilat ekziston një kaos i vertetë,një mos kordinim i mërefillët edhe ne ato raste kur është ne pyetje ekzistenca e shtetit.

Duke u nisur nga te gjitha këto që po e qojnë shtetin ne degradim deri ne cenim të pavarësisi është e nevojshme qe te ndodhë ndryshimi i madh.Do të ishte mirë  që kjo udheheqeje nga Presidenti,Kryeministri,Ryeparlamentari te japin doreheqje apo edhe te shkarkohën për ta shpetuar vendin nga katastrofa qe po i afrohet.Doreheqja e tyre do të ishte detyrë morale e tyre,për te krijuar kushte qe vendi te shkoj ne zjgedhje te reja,sepse më ëtë kast politikajsh te korruptuar,te kriminalizar shteti nuk shkon perpara.Këta duhet te ikin për te lanë Kosovën te merrë frymë lirishte,sepse këta dhe vetem këta janë fajtor për këtë gjendje e jo Serbia siç po ia lënë fajin.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test