Na ndiqni

Opinione

LDK-ja po sillet rreth mullarit të vet?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 26 shtator 2018 Në ora: 17:22
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Kohë të vështira kanë ardhë në Kosovë.Shteti është në rrezikë të çthurët.

Të shikosh së si shteti është kapë nga mafia politike,të shikosh së si kjo

Mafi  vjedhë dhe  keqpërdorë ne çdo segmet,edhe më keq të shikosh

se si po ndahet dhe coptohet shteti nga pushtetarët tanë të krisur,te shitur,etj.

Ti shokosh të gjitha këto e shumë të tjera,e të mos ndërmarrish asgjë,të mos

protestosh,atehere ose je pjesë e këtyre bandave,ose je totalishtë i çmendur/

E,para nga opozita që duhet ta ngritë zerin kundër kesaj te keqeje te pushtetit është LDK-ja sepse Klanet mafioze bandat politike ne krye me PDK-ne dhe Klanin e saj Pronto shumë herë e kanë e kanë përplasë për tokë LDK-në e cila sot është në

Opozitë.Pas të gjitha këtyre LDK-së nuk i ka mbetë te lidhët edhe në te ardhmën me PDK-se,pos nese ne LDK nuk del edhe ndonjë Isa Mustafa tjetër i etur për pushtet, qe e shetë Partinë e vetë As më Aak punët nuk po i shkojë hiq mirë,e sidmos me liderin e saj agresiv Ramush Hrajdinaj.Pra,e vetmja rrugë e LDK-së është që ti ulë tonet me LVV karizmatike,e shkathet ne krye me liderin e saj Albin Kurtin,të cilin kohet e fundit edhe ndërkombëtarët po e shohin me një sy joshës.

Këto dy parti duhet qe ti ulin shpatat, te ia shtrinë dorën njera tjëtrës,anipse ne disa çasje konceptualisht nuk përputhën.Shtrirja e dorës së pajtimit midisë këtyre dy partive duhet te ndodhë dhe është i mundshëm të ndodhë, sepse kështu do ta ndryshonte jeta politike në Kosovë pas zgjedhjeve të ardhshme.Por,LDK-ja si gjithë hërë është parti me naze,bash si ato plakat që ngjyhën dhe krihën para pasqyrës,duke thënë së a është kush më e mirë së unë.

Dikur për së gjalli të Liderit të sajë historik Ibrahim Rugova LDK-ja ishte e para qe ju printe proceseve në vend edhe përkundër dhunës që atëhërë ushtrontë regjimi Serb ne Kosovë.LDK-ja qohej ne protesta,ne demostrata te fuqishme të cilat i pëfshinin të gjitha qytetet në Kosovë dhe nuk ndaleshin me ditë,javë e muaj,për ti treguar botës së dhuna serbe ne Kosovë nuk ka të ndalur,dhe se duhet ndërmarrë diçka.Por,sot opozita e cila duhet të jetë e bashkuar dhe e fuqishme,secila parti e opozitës ngrehë në anën e vetë,thjeshtë është e çorientueme,duke futë inate mes vedi,q     e do te thotë së secila parti e opozitës po sillët rreth mullarit të vete.Opozita e ka kohën e fundit qe te bashkohet dhe te dalë në protesta gjithëpopullore për te ia prishë rahatin kësaj qeverije dhe për ta ndalë njeriun i cili po donë me e coptu Kosovën sikur te ishte pronë e tij në feudalizëm.Ky njeri mund te ndalët vetem më protesta,sepse ky njeri është në gjendje ta rrotulloj krejtë Kosovën,e jo veq ta coptojë,për interes te tij përsonale.

Sa të turpshme janë deklaratat e partive opozitare kur thonë psh.LDK-ja nuk dalim ne protesta,kurse PSD thotë se na nuk jemi bishta te LVV,vertet ata janë tashti bishta të PDK,kuse ishin jashtqitja e LVV.LDK-ja i tha jo protestave sepse pleqët te cilët e drejtojnë këtë parti nuk guxojnë të protëstojnë nga PDK dhe SHIK-u sepse i kanë bisnëset e lidhra e i hanë dreqi,kurse PSD edhe kjo tutët nga SHIK,sepse është produkt i SHIK-ut.Një sjellje e këtillë e Pleqëv te LDK te cilët sillën rreth mullarit te vetë nuk i banë mire se pari LDK-së.LDK-ja duhet patjetër të marrë pjesë dhe ti bashkohet LVV dhe Shoqeris Civile dhe te marr pjës ne protesta sepse nuk ka mbetë rrugë tjetër për ti qeru hesapet me këtë Qeveri dhe Presidnet të keq.Por thjeshtë LDK-ja nuk donë më e prishë rahatin e pleqeve te vetë,sepse këta Pleqët e LDK-së mendojnë se e keqija ne këtë vend mund te largohet vetem më prralla te gjysheve nëpër konfernca mediale dhe fjalime te kota.Por,LDK-ja diçka duhet të mbajë në mendë.Neser kur të vijnë zgjedhjet.LDK-ja e cila ka krye,është lazdru,ju ka rritë mendja në bazë te disa sondazheve jo te sakëta,nuk ka asnjë shansë që më këta pleq në krye te sajë ti fitojë zgjedhjet.

Pas zgjedhjeve LDK-së i duhet një koalicion.Por,nuk do të këtë as fytyrë e as faqe të kërkojë koalicion me LVV,sepse LVV nuk do ta pranon LDK-ne e qaraveshur me pleqë qe memzi ecin rrugëve.Kjo i bije së LDK-ja atehere prishte me te gjitha partit dhe nuk gjen ne opozit me ba koalicion me asken.Apo ndoshta gjendet edhe ndonje Isa Mustafë tjetër i cili do ta këthente LDK te dashuria e vjeter PDK dhe SHIK. Po,po e tillë është LDK-ja,ajo nuk është Partia e dikurshme,ka ndryshu,ka ra ne gojën e ujqeve.

LDK-ja duhet qe sa më parë para zgjedhjeve te mbanë zgjedhjet e mbrendshme demokratik,ti heq qafe Pleqët e vetë dhe te ua leshojë rrugën të rinjëve,qe janë mjaftë brenda LDK,të cilët do të mundë te jenë tmerri dhe ferri për PDK-në dhe SHIK-un.

Nëse LDK-ja me 29 shtator 2018 nuk delë ne protësta kunder Qeverisjes se keqe dhe Presidentit Thaçi i cili po donë me e nda apo coptu Kosovën,atehëre nuk di se çka do te  duhej tjetër të ndodhë ne Kosovë qe ajo të protëstoj.Atehre më mirë është që kjo parti të mos ekzistojë fare,te zhdukët nga faqëja e dheut se bashku më plëqet e vetë qe e kanë kapë dhunshem këtë parti.

Pa marr parasyshë se a do të ju pëgjigjët protestave LDK,duke e parë rrezikun qe po i kanosët vendit është e nevojshme qe anëtarësia dhe elektorati i LDK,pavarësishtë nga qendrimet e Pleqeve të Kryesisë së sajël qe kanë tutën nga PDK dhe SHIK-ku ,se bashk me shoqerin civile dhe LVV,së bashku me gjithë protesëen gjithëpopullore qe te dal ne protesta kunër kësaj te keqeje qe po i kanoset vendit,te ju thonë atyre qe po donë me shitë vendin ndaluni ose do te ju ndalim na.Kjo është çështja kryesore e Kosovës “te jesh apo te mos jesh”(to be or not to be).

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test