Na ndiqni

Opinione

LDK-ja e Ibrahim Rugovës

Nga: Skënder Zogaj Më: 24 dhjetor 2017 Në ora: 20:47
Ibrahim Rugova

Në fundvitin 1989, kur po fikeshin të gjitha dritat e shpresës nga trysnia barbare e regjimit të Millosheviqit, intelektualët shqiptarë të Kosovës, me në krye dr. Ibrahim Rugovën, asaj kohe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, u shfaqën në skenën publike dhe ia tërhoqën vërejtjen ish-Jugosllavisë, që të mos lejonte Serbinë të shkelte të drejtat e popullit shqiptar, që ishte pjesë konstituive e federatës jugosllave. Kjo bërthamë intelektualësh pas „Apelit 215” të nënshkruar nga intelektualët më eminentë të kohës, dhe ndërlidhjes me masat e gjëra popullore, më 23 dhjetor 1989, themeloi Lidhjen Demokratike të Kosvës, e cila në fakt ishte lëvizje gjithëpopullore e shqiptarëve, përmes së cilës shqiptarët nisën epokën e shkëputjes nga hegjeminia serbe dhe të parët që ia shpërthyen tullumbacen e kuqe diktaturës komuniste. LDK-ja ishte partia e parë demokratike në gjithë bllokun e vendeve të perandorisë komuniste, së cilës ia imponoi pranimin e detyrueshëm të pluralizmit politik në Ballkan e më gjerë. 

LDK-ja ishte shpërthim i vrulleve shpirtërore të traditës së lashtë demokratike që robëria e gjatë dhe rëndë ua kishte mohuar shqiptarëve, por që nuk kishte arritur t’ua shuante. Përkundrazi, idealet demokratike ishin kristalizuar dhe bërë forcë qëndrese dhe shprese për daljen nga zgjedha e huaj. LDK-ja u nis me slloganin „Liri-Demokraci” duke proklamuar „Jo dhunë” dhe duke qartësuar ecjen paqësore për „Kosovën e lirë” dhe cakun e saj „Me laps në Evropë”. 

LDK-ja ndonëse u shfaq si parti, që në hapin e parë ajo mori edhe përgjegjësinë e qeverisjes shtetërore të Kosovës, krijoi dhe e funksionalizoi sistemin paralel të strukturave institucionece qeverisëse shqiptare, nga ato qendrore e deri tek ato lokale. Pra, doli nga pushteti serbosllav, duke u pavarësuar dhe duke marr përgjegjësinë e të gjitha proceseve ekzistenciale të popullit shqiptar, që për një dekadë radhazi i ushtroi me mjaft sukses, duke qëndruar e palëkundur dhe me forcat e veta brenda trusnive drakonike që i bëheshin për ta penguar. 

LDK-ja me strategun e saj, vizionarin dr. Ibrahim Rugova nuk u ndalën për asnjë cast dhe më shumë sukses ia arritën objektivit kryesor historik, që ishtë hapja e cështjes së statusit të Kosovës, që po mbahej peng në kuadër të Serbisë, së cilës ia kishte lidhur nyje në qafë ish Jugosllavia titiste. Ibrahim Rugova që në hapat e parë të LDK-së e thotë hapur „statusi i Kosovës duhet të zgjidhet ndryshe”. Kjo ishte kthesa epokale që ia ndryshoi rrjedhen historisë së shqiptarëve të kosovës, për të cilët u hap shtegu për ecjen drejtë clirimit të vendit. 

LDK-ja me një qasje të vëmendshme ndaj kushteve dhe rrethanave të kohës, akceptoi rrugën e saj, duke iu kundërvënë dhunës me "mjete paqësore", që e ideoi arkitekti i demokracisë moderne ballkanike, dr. Ibrahim Rugova, dhe që populli shqiptar i Kosovës e pranoi unanimisht dhe e implementoi me përsosmëri apsolute në jetën e përdishme dhe në funksion të clirimit të vendit. Në këtë pikëpamje, roli dhe rëndësia e LDK-së ka qenë e shumanshëme: ringjalli shpresën dhe riktheu besimin e shqiptarëve për fitore, i faktorizoi shqiptarët brenda vetvetes së tyre dhe karshi të tjerëve, duke afirmuar cështjen e Kosovës dhe duke i ndërmbëtarizuar realisht dhe konkretisht problemet e shqiptarëve me Serbinë. Kështu LDK-ja e Rugovës përfitoi besimin e kancelarive më të fuqishme botërore, duke i bindur ato që, shqiptarët e Kosovës e meritojnë ndihmën e botës demokratike. 

Roli i jshtëzakonshëm i LDK-së ka ardhur në shprehje vecanërisht sepse nuk ka lejuar manipulimin e shqiptarëve dhe shfrytëzimin e tyre për interesat e huaja. Apetitet e filozofisë luftarake ballkanike, të sakrifikimit të popujve fqinj në rastet e konflikteve ndëretnike, Ibrahim Rugova i kupton dhe i refuzon nga strategjia shqiptare. Pa hamendjhe, rrept dhe saktë, Ibrahim Rugova nuk lejon hapjen e frontit të luftës në Kosovë, kur këtë shpërthen lufta në Kroaci e Bosnje e Hercegovinë dhe këto dy vende insistojnë në cdo mënyrë shpërthimin e frontit të Kosovës. LDK-ja dhe personalisht Ibrahim Rugova decidivisht janë kundër. Për këtë qëndrim janë dhënë dhe vazhdojnë të jepen vlerësime nga më të ndryshmet, shumë prej tyre krejtësisht banale dhe qëllimkeqe. Nuk e meritone Kosova të bëhej mish për top, për të tjerët. Prandaj nuk e pranon hyrjen në një luftë të huaj. 

LDK-ja dhe strategu i saj kishin zgjedhur udhë tjetër të arritjes së objektivit historik, atë të rrezistëncës paqësore, deri në momentin kur do të jenë të detyruar që të veprojnë ndryshe! Pra, LDK-ja e Ibrahim Rugovës ka rrëmby mjetet paqësore, seriozisht dhe vendosmërisht, por duke mos e përjashtuar as luftën e armatosur, nëse për këtë do të ishin të „ishin të detyruar”. Rugova që në viin 1991,e ka shfaqur botërisht mbrojtjen e "pragut të shtëpisë", e më vonë është themeluar edhe Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës - FARK, që dëshmojnë se Rugova po hynte në luftën e armatosur me Serbinë dhe këtë nuk po e bënte nga teket personale, por sepse kishte ardhur koha e duhur. Heretikët e skutave dhe bashibozukët e kuq ideologjikë mund të flasin cfarë të duan, por, nuk mund të mos e pranojnë se, aktivizimi i mekanizmit të NATO-s për sulme kundër Serbisë, ka ndodhur nga miqtë e Ibrahim Rugovës dhe paja të cilën LDK-ja kishte hipotekuar 10 vjet radhazi në politikën dhe diplomacine botërore, e jo nga kapsollaqët që kontrabandonin armët dhe municionet e skaduara që i merrnin në Shqipëri me lejen e Sabit Brokajt, Fatos Klosit, Kudusi Lames e horrave të tjerë që po bënin cmos për ta sabotuar luftën clirimtare të Kosovës dhe për këtë qëllim e vrasin kokën e luftës, kolonelin Ahmet Krasniqi, ministrin institucional të luftës së Republikës së Kosovës. 

Pas luftës, që në zgjdhjet e para të lira, edhe pse në kushte tepër të rënda, populli jo rastësisht votoi për LDK-në, sepse pa fije dyshimi e kishte të qatë se LDK-ja e Ibrahim Rugovës ishte faktori kryesor i mposhtjes së okupimit dhe i krijimit të Kosovës shtet demokratik, i lirë dhe i pavarur, që besojmë se përgjithmonë do të jetë vendi i demokracisë së vërtetë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test