Na ndiqni

Opinione

LDK-ja nuk duhet të bëhet sërish 'patericë' e Hashim Thaçit

Nga: Ragip Guraziu Më: 8 qershor 2018 Në ora: 12:14

Hashim Thaçi po mundohet të bëjë ristrukturimin e skenës politike në Kosovë, përmes mafio-oligarkëve të klanit 'Pronto', duke e kthyer LDK-në në pikën zero, edhe përkundër faktit se në sondazhet e fundit LDK-ja del partia e parë, pas pakënaqësive të qytetarëve me koalicionin qeverisës. LDK-ja do ta marrë goditjen edhe më të rëndë, pasi qytetarët nuk do t'ia falin të bëhet sërish e nënshtruar e 'patericë' e Hashim Thaçit.

Teksa pritet së shpejti që në Kuvendin e Kosovës të diskutohet platforma për vazhdimin e bisedimeve me Serbinë dhe dhënien e mandatit presidentit Thaçi për të drejtuar këtë proces, subjekti më i madh politik opozitar akoma nuk po deklarohet qartë rreth këtij procesi dhe rreth qëndrimit që do të mbajë ndaj mandatit të kreut të shtetit në këtë agjendë. Shefi i grupit të LDK-së, Avdullah Hoti, është pyetur të premten në konferencën javore për shtyp edhe për platformën e Qeverisë për dialogun me Serbinë, edhe për kryesimin e dialogut nga Hashim Thaçi, por ai veç kontestimit të përmbajtjes së platformës nuk ka pasur ndonjë vërejtje sa i takon faktit tjetër, që këto bisedime t'i udhëheqë presidenti. Këtë qëndrim të paqartë Hoti e tha në emër të LDK-së, sado që theksoi se kryesia e kësaj partie do të diskutojë edhe për pikat e kësaj platforme, porse nuk e bëri të ditur a do ta përkrahin atë apo jo. 

Sipas Hotit, kryeministri nuk ka bërë mirë që ka hequr dorë nga udhëheqja e dialogut dhe kjo, sipas tij, flet vetë për dobësinë e qeverisë dhe njëherësh theksoi se LDK-ja nuk do të pranojë që ta marrë për barrë këtë proces, pa e marrë edhe votën qytetare për ta qeverisur vendin."Kryeministri ka hequr dorë nga udhëheqja e dialogut me Serbinë. Kryetari i PDK-së ka deklaruar që procesin e dialogut t'ia ofrojë LDK-së. Ky është dorëzim i tyre. Ne jemi të gatshëm të marrim në dorë këtë dialog, por vetëm pas votës së qytetarëve", tha Avdullah Hoti. Mirëpo, ai e ka lënë të mjegullt përgjigjen në pyetjet tona nëse LDK-ja do ta përkrahë Thaçin në krye të dialogut, Hoti tha se nuk është kjo çështja kryesore e kësaj platforme, por janë temat e saj, e që tërthorazi nënkupton se ata do ta mbështesin Hashim Thaçin që ta vazhdojë këtë proces. "Platforma që është dërguar nga Qeveria është e dobët dhe pa përmbajtje. Aty duket se ne jemi fajtorë për luftën që ka ndodhur në Kosovë. Ne si LDK do të themi fjalën tonë duke e luajtur rolin e gardianit të vendit tonë", theksoi Hoti."Ne dëshirojmë të dakordohemi për tema që dialogu do të diskutojë. Nuk ka rëndësi kush i udhëheq. Nuk është çështje që diskutohet kjo udhëheqja e dialogut, por e temave aty", shefi i Grupit parlamentar të LDK-së.

Qytetarët nuk do t'ia falin LDK-së nëse bëhet 'PATERICË' E HASHIM THAÇIT

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka humbur rrugën e vet të drejtë dhe konsistencën politike që nga vdekja e presidentit historik Ibrahim Rugova."Hashim Thaçi, pas vdekjes se ish-presidentit Rugova, në gjirin e tij e futi edhe LDK-në, i cili subjekt politik ngadalë, por me hapa të sigurt, ka filluar ta përgatisë terrenin për t'u bërë patericë e Thaçit, vazhdimisht duke përdorur arsyetime të njohura sikinse "interesi i Kosovës'", u shpreh ai. Diplomacia e Hashim Thaçit po mundohet të bëjë ristrukturimin e skenës politike në Kosovë, përmes mafio-oligarkëve të klanit 'Pronto', duke e kthyer LDK-në në pikën zero dhe edhe përkundër faktit se në sondazhet e fundit LDKja del parti e parë, pas pakënaqësive të qytetarëve me koalicionin qeverisës. LDKja do ta marrë goditjen edhe më të rëndë, pasi që qytetarët nuk do t'ia falin të bëhet sërish e nënshtruar e 'patericë' e Hashim Thaçit. Thaçi po vazhdon me modelin e tij përçarës, si në rastin e VV-së. Hashim Thaçi përdori metodat për përçarjen e LDK-së edhe të 'Vetëvendosjes', që tani në dysh janë hasmuar me virusin e Thaçit dhe druaj se ky virus i Hashim Thaçit do të shtrihet edhe te subjektet tjera politike, që siç thotë populli i bëri pikë e pesë.

Nënshtrimi filloi që në kohën e Sejdiut

Analistët politikë, duke e parë këtë luhatje të LDK-së, theksojnë se Hashim Thaçi ka arritur që përsëri ta futë në gjirin e tij këtë subjekt ngadalë, por me hapa të sigurt. Sipas tyre, duke shtrirë ndikimin e vet në shumicën e partive politike, Thaçi po e bën edhe një lloj ristrukturimi të skenës politike në Kosovë, përmes mafio-oligarkëve të klanit 'Pronto', duke e kthyer madje LDK-në në pikën zero dhe edhe përkundër faktit se në sondazhet e fundit LDK-ja del parti eparë, e pas pakënaqësive të qytetarëve me koalicionin qeverisës, LDKja do ta marrë goditjen edhe më të rëndë, pasi qytetarët nuk do t'ia falin nëse bëhet sërish e nënshtruar e 'patericë' e Hashim Thaçit. Qytetarët nuk u besojnë politikanëve Qytetarët e anketuar nga gazeta konsiderojnë se gati të gjitha partitë politike ngadalë dhe pa u hutuar po futen për interesa të pushtetit nën ombrellën e Hashim Thaçit dhe të PDK-së dhe të njëjtën gjë po e bën edhe LDK-ja, e cila nuk e ka guximin as kurajën që ta kundërshtojë tani përfaqësimin e Kosovës në bisedimet me Serbinë nga Hashim Thaçi. Dikush po mendon se; zhvillimet politike, raportet mes PDK-së dhe LDK-së dhe figura e Hashim Thaçit nuk kanë ndryshuar aq shumë që kur ai është zgjedhur president vendi me votat e LDK-së, prandaj LDK-ja realisht është nën sqetullën e PDK-së, por tani vetëm po ngrinin pluhur kot së koti. Tashmë këto debatet e LDK-së rreth çështjes së presidentit Hashim Thaçi janë nivel i ulët dhe primitiv i komunikimit politik, me masën, e them këtë, sepse këta vetë e kanë bërë president, e kanë votuar, dhe tani opinioni i Kosovës ndaj Hashim Thaçit pak ka ndryshuar kur ai është zgjedhur president, për të mos thënë se është krejtësisht i njëjti.

(Autori është gazetar-analist i pavarur)

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test