Na ndiqni

Opinione

Përvjetori i 28- të, i LDK- së

Nga: NIMON MUÇAJ Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 21:15
NIMON MUÇAJ

"...LDK-ja ka pasur sukses në profilizimin e saj si parti politike. Ajo po e bën dhe do të bëjë më efikase strukturën e Partisë dhe do të ruajë frymën gjithëpërfshirëse të anëtarësisë dhe të popullit, që ishte shpirt i veprimit të saj në këtë periudhë kaq të vështirë. Pra, ishin këto vite pune, veprimi e sakrifice".

Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova

Në këtë përvjetor të rëndësishëm të LDK- së, kudo në Kosovë dhe Diasporë, po përkujtojmë, me fjalët e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, i cili dha shembullin e unitetit, luftës këmbëngulëse për shtetësinë e Kosovës.

Prandaj sot i përkujtojmë në këtë pervjetor të LDK-së të gjithë ata që dhanë jetën për liri, pavarësi e demokraci të Kosovës. Sot LDK është e aftë si gjithmonë, të vazhdojë dhe fuqizojë veprimin e vet në të mirë të Kosovës, sepse e gëzon besimin e popullit të Kosovës", pat thënë ndër të tjera dr. Ibrahim Rugova.

Me këtë rast ne në këtë përvjetor përkujtojmë familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe gjithë atyre që dhanë gjënë më të shtrenjtë për lirinë dhe pavarësinë, që sot e gëzon populli i Kosovës. Ju Diasporë e nderuar, keni meritat tuaja, më meritore, sepse ju vetëm që dhatë djersën tuaj, por nuk kursyet as gjakun për çlirimin e plotë të Kosovës. Ju, dhatë bijtë më të mirë, baballarët, motrat dhe vëllezërit tuaj më të dashur. Zoti ju nderoftë!

LDK-ja, është parti politike e cila, me vlerat e veta sikur u shëndërrua në një Levizje gjithëpopullore dhe lirisht mund të thuhet, se pas Epokave të rëndësishme; të Skënderbeut, Periudhës së Lidhjes së Prizrenit që dha figurat më të njohura, të cilët iu prinë proceseve për shtetndërtimin e Lirisë kombëtare. Por, ajo Lëvizje nuk arriti të qojë deri në fund qëllimin e saj, që e kishin nisur rilindasit tanë. Pra LDK-ja në krye me presidentin historik arriti që këte lëvizje ta shëndrrojë në fuqi politike, e cila u përball me gjithë ato periudha të rënda të gjenocidit serbo-sllav.

Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova ka dhënë kontribut historik për liri dhe pavarësi të Kosovës, duke afirmuar Kosovën në arenën ndërkombëtare. Kurse në zhvillimet e brendshme arriti ta fuqizojë LDK-në, duke qenë partia e parë, e cila disa herë kishte fituar zgjedhjet nacionale dhe komunale, në nivel vendi.

Flakadani i Demokracisë

-Jeta dhe vepra

Një i ri i cili ishte në vazhdën e këtyre proceseve historike është Hasan Zemaj, prandaj me të drejtë po e quajm “Flakadani i demoracisë”, sepse ai gjatë gjithë jetës së tij na bëri dritë dhe shëndriti rrugën tonë. Aq shumë kishim nevojë për këtë “Flakadan të demokracisë”, por në një pritë tinzare u vra, pa arritur të shijonte vlerat e demokracisë, për të cilat ai kishte sakrifikuar, rininë, shkollimin, familjen dhe gjithçka, që kishte të bënte me personalen dhe kënaqësinë e tij vetanake.

Hasan Zemajl lindi me 15 Gusht 1968 në fshatin Strellc i Epërm, komuna Deçan. Babai quhej Niman. Kurse nëna, Xufe. Ata kishin shtatë fëmijë. Hasani ishte fëmiu i gjashtë me radhë. Periudha e fund vitit `89 dhe fillimi i vitit `90-të, vite këto kur në Kosovë rinia studentore, intelektualët dhe i gjithë populli shqiptarë filluan të organizoheshin kundër politikës së dhunshme të Serbisë.

Programi i tyre plotik në krye me akademin e shkencave të Serbisë, ishte në vazhdën e programeve të Ivo Andriqit, Garshaninit, Çubrilloviqit etj, të cilët kishin për qëllim zhdukjen dhe zhbërjen e popullit shqiptar.

Kush mund t´ua mohonte shqiptarëve për të vendosur për të drejtat e tyre, për të ardhmen dhe përcaktimin e tyre politik? Një pushtet gjenocidial, i cili në fillim suprimoi autonominë, që kishte Kosova aso kohë. Dhe represioni do të vazhdonte në format më çnjerëzore…

DEMONSTRATAT

Hasan Zemajn kjo periudhë e gjenë student në Universitetin e Prishtinës, drejtimi i Elektroteknikës.

Studentët në atë kohë ishin shumë të organizuar ku zhvillonin aktivitetet e shumta në mbrojtjen e të drejtave të popullit të Kosovës, shpesh organizonin protesta dhe aktivitete tjera në përpjekje që çështjen e Kosovës ta ndërkomtarizojnë sa më shumë. Hasani ishte pjesë aktive në ato organizime.          

Pas viteve të '90- ta Hasani u kyç direkt në strukturat e LDK-së, fillimisht në FR të LDK-së. Nëndega në Strellc të Epërm, ishte shumë aktive, sepse udhëheqej nga Hasani dhe aktivistë e veprimtarë të shumtë. Ai i pat lanë anash studimet, vetëm e vetëm, që të vihej në shërbim të çështjës kombëtare.

Në atë kohë Strellci kishte organizime të shumta kundër represionit të egër serb, dihen mirë organizimet kundër policisë serbe. Protestat dhe demonstratat në atë fshat ishin masovike, ku policia me dhunë dhe represion mundohej të shtypte vullnetin dhe të drejtat e popullit shqiptar. Nga represioni i atëhershëm policor ku pati viktima, të vrarë dhe të arrestuar. Ato vite u vra edhe Ragip Hasanmetaj. Hasani si gjithë herë ishte në ballë të protestave dhe në përkrahje të popullit. Me aktivitetin e palodhshëm dhe përkushtimin maksimal, përgjegjësinë e lartë në punë dhe aktivitet, më vonë u zgjodh në kryesinë e FR të LDK-së Dega në Deçan.

Hasan Zemaj ishte pjesëmarrës në të gjitha organizimet e Degës në Deçan, shumë herë e kishte përgjegjësinë kryesore në ato organizime, ai disa herë u arrestua nga policia serbe u muar në biseda informative, ku pati presion të madh. Ndaj tij disa herë kanë ushtruar dhunë e tortura për t'a ndalur së vepruari si aktivist i asaj kohe. Por Hasanin nuk e ndali as presioni as dhuna as shantazhet e shumta që i vinin nga shumë drejtime. Disa herë i kishin kërkuar edhe armë, por ai nuk iu kishte dorëzuar atyre shantazheve policore, të cilat i kishin kushtuar me rrahje e dhunë psikologjike.

Hasani Zemaj mbahet mend për veçantinë e tij. Ai gjithmonë ishte vetvetja. Nuk ndikohej nga gjërat e thjeshta. Ai ishte këmngulës në qëndrimet e tij. Dallohej shumë nga të tjerët ngase ishte tip i politikanit modern të asaj kohe. Mbahet mend se ishte një demokrat i madh. Unifikues dhe tolerant ndaj veprimtarëve të cilët gjithëmonë i kishte afër. Nuk bënte dallime.

APELI PER USHTRINE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES

Në vitet 1997/98 ai si çdo kohë merr përgjegjësi dhe vihet në shërbim të atdheut dhe të çështjes kombëtare. Atë e kishin thyer vrasjet që ishin bërë në vitin 1981. Vrasjet e organizuara kundër protestuesve, si në Deçan, Rahovec, Mitrovicë e Prishtinë dhe në shumë qendra tjera. Vrrag të thella la edhe terrori dhe vrasja e drejtorit të shkollës fillore “Bajram Curri” të Strellcit, Haki Povataj. Tashmë e dinte se gjërat po merrnin rrjedhë tjetër dhe patriotët duhet të gjenin forma tjera të rezistencës. Ai dhe shokët e tij tanimë ndërruan formën e organizimit. Prej veprimit paqesore ata duhet të gjenin forma të tjera të rezistencës. Pro po I vinte koha rezistencës të armatosur. Në këtë kohë kërkohej, që të organizoheshin shtabet e mbrojtjes nëpër fshatrat e komunës së Deçanit. Shtëpa e tij do të lunate një rol të rëndësishëm në gjithë ditët e luftës.

Hasani në qershor të vitit '98 ju bëri apel të gjithë studentëve që aso kohe ishin me studime në Prishtinë që të bashkohën dhe të ndihmojnë luftën çlirimtare që kishte filluar në Dukagjin dhe rrethinë. Me atë rast shumë studenët të Deçanit, iu përgjigjën apelit, i lanë studimet dhe u kyçen në luftën çlirimtare në Kosovë.

Apelin e pëkrahu edhe nënkryetari LDK-së profesor Fehmi Agani. Thuhet se në një takim me Hasan Zemajn, profesor FehmiAgani kishte thënë : “Hasan jam ndier njeriu më i lumtur me këte apel tëndin, si Kryetar i një Dege të Rinisë së LDK- së. Ky apel juaj përkon me Deklaratën e Kushtetutës së Kaçanikut.

SHTEPIA E HASAN ZEMAJT - DEPO E ARMATIMIT

Shtëpia e Hasanit gjatë viteve '90-99 ka qenë vendi i takimeve të shumta të FR LDK-së, ka qenë vend, ku janë organizuar mbrëmjet e maturës dhe aktivitetet tjera kulturore. Ajo shtëpi ka qenë shtab i UÇK-së, ka qenë zyrë për informim, gjatë kohës së luftës në këtë shtëpi ka qëndruar kryetari për informim i LDK-së. I ndjeri Osman Cacaj kishte bashkëpunim te mirë me Hasanin. Ai kishte bashkëpunim të mirë më të gjithë ata aktivist dhe bshkëpunëtor të cilët nuk devijonin në politikë dhe ishin ne vijën institicionale.

Hasan  Zemajn e dermoi edhe vrasja e Ismet Ukajt I cili u vra me 25 maj. U vranë anë e kënd Kosovës shumë djemë e vajza të cilët me pushkë në dorë I dolën zot vatanit. U vranë fëmijë, burra dhe pleqë të pambrojtur. Me një fjalë I gjithë populli ishte mbërthyer nga darët e Serbisë.

Hasani Zemaj me gjithë qenien e tij prej veprimtari dhe ushtari dha gjithçka për Pavarësinë, për shtetndertimin e Republikës së Kosovës! Një kontribut të jashtëzakonshëm, Hasani e dha në informimin e drejtë dhe të saktë të rinisë dhe në sensibilizimin e saj, që ishin në vijën institucionale dhe në përkrahje të politikës dhe vizionit të Dr. Ibrahim Rugovës për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Pragu I shtëpisë mbrohet me armë, thoshte Hasan Zemaj.

PAS LUFTA

Pas luftës Hasan Zemaj vazhdoi punën aty ku e la në kohën e luftës si kryetar i FR LDK- Dega në Deçan, dhe në ditët e para të angazhimit të tij pas luftës, nisi ti riaktivizojë të gjitha aktivet dhe Nëndegët e FR të LDK-së, pa ju ndarë kurrë edhe Kryesisë së Degës së LDK-së, si në organizimin e aktiveve dhe nëndegëve dhe në rihapjen e zyrës së LDK-së në Deçan .

Në vitin 2000 në zgjedhjet e para demokratike komunale LDK-ja në Deçan  doli e para, mbi gjashtëdhjetë perqind, ku një kontribut të veçantë e dha edhe kryetari i FR në Deçan zt. Hasan Zemaj, i cili ishte anëtar i Shtabit zgjedhor. Si kandidat për këshilltar të Asamblesë komunale të Deçanit, i propozuar nga Kryesia e FR të LDK-së. Ai fitoi numër të konsiderueshëm të votave. Dhe, përveç kësaj ato ditë dha kontribut mjaft konstruktiv në formimin e qeverisë së atëhershme komunale.

NË NDIHMË FAMILJEVE TË PREKURA NGA LUFTA DHE TË RËNËVE PËR LIRINË E KOSOVËS

Bashkëpunoi me kryetarin e atëhershëm të Degës, Jusuf Sutaj, me të cilin zhvilloi aktivitete të shumta, duke përkrahur nevojtarët. Dëshmitarët e kohës, si Selam Shabanhagjaj, Blerim Bajraktaraj, Tahir Isufaj, Halil Dervishi etj flasin se ai i ka ditur të gjitha shtëpitë, që kishin nevoja emergjente. Ai i ka shkuar shtëpi për shtëpi, tek të gjitha familjet, në të cilat kishte dëshmorë, viktima dhe heronjë të Kosovës.

Hasani pas luftës si Kryetar i FR të LDK-së dhe si asambleist, punoi për ndërtimin dhe rindërtimin e vendit që ishte i shkatërruar. Hartoi projekte dhe kishte vizion të qartë për rininë dhe qytetarët e komunës së Deçanit e më gjerë.

Në vitin 2001 në zgjedhjet e para Nacionale, Hasani luajti rol të jashtëzakonshëm gjatë fushatës plot pesë mujore, që e organizoi Dega e LDK-së në Deçan e ku Hasani ishte njëri nga nënkryetarët e shtabit zgjedhor, me ç’rast LDK –ja në Deçan prapë doli fituese.  Në vitin 2002 në zgjedhjet e dyta lokale, Hasani u nominua, Kryetar i Shtabit zgjedhor të Degës së LDK-së në Deçan. Gjatë aktivitetit të tij, Hasani ka qenë i angazhuar edhe në fushën e informimit. Ai, ka bashkëpunuar mirë me përfaqësuesit e mediave, të cilat raportonin nga Deçani.

FESTA E GËSHTENJËS

Ka qenë bashkëpunëtor me forcat e KFOR-it, me të cilët dy vjet radhazi ka organizuar edhe “Festën e Gështenjave”. Duhet theksuar se këto Festa tradicionale edhe i kanë paraprirë “Darkës së Lamës”, që filloi ta shënojë, Presidenti  historik dr. Ibrahim Rugova.

Bashkë me Hasan Zemaj u vra edhe Tahir dhe Enis Zemaj. Ishte një natë e errët. Një natë e ftohtë janari. Një natë plot tmerr e hije të zeza.. Ata: Tahiri, Brahimi, Hasani, Albert Kurtualaj etj i kishin shpëtuar një atentati në Peja Sity të qytetit të Pejës. Por nata e 4 janarit ishte shumë e mistershme. Prita ishte një vrasje tinzare. Një vrasje e pashpirt ndaj një familje të tërë.

Në kohën kur po piqej dhe profili i tij tregonte shenjat e një politikani  kulatativ për sendërtimin e shtetësisë së Kosovës ai u vra nga një dorë tinzare. Jeta e tij do të shuhet thotë, ish Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu, por vepra e tij do të mbtetet me gjithë sakrificën e tij të madhe. Ai do të mbetet në panteonin e atyre që dhanë gjithçka për Kosovën.

 

Bota Sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test