Na ndiqni

Opinione

Më e pakta, kërkim-falja dhe dorëheqja e klanorëve të LDK-së

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 28 prill 2018 Në ora: 11:46
LDK

Pas shuarjes të Presidentit Rugova, karrieristët nismuan formimin e klaneve. Dhe, klani, për ta mbizotëruar partinë, shkaktoi ndarjen e LDK-së. Rrjedhoja e pritshme, LDK-ja në opozitë. Asnjë mësim nga ndarja, sepse bashkimi i sërishëm, rrezikonte klanin, tashmë, të konsoliduar në LDK-e.

Kuvendi i 7-të u shqua për të panjohura. Kontrabandimi i kreut të LDK-së, suprizoi dhe shokoi anëtarësinë. Kryetari i ri, goditjen e parë ia dha themeluesit të LDK-së, Dr. Ibrahim Rugovës. Në vend të zgjedhjeve, Isa Mustafa emëroi Këshillin e Përgjithshëm dhe Kryesinë e LDK-së. Pra, nostalgjiku i komunizmit, u kthye në bazë, plot 20 vjet prapa, në sistemin zgjedhor monist. Kryesisë klanore horrake, iu shtuan edhe disa horrakë të rinj. Heshtën, turpshëm, të gjithë!

Në Kuvendin e 8-të, dogma satanike komuniste u begatua. Tashmë, jo vetëm në LDK-në Qendër, por edhe në bazë, dëgjeneroi sistemi zgjedhor demokratik. Në shumë Degë dhe Nëndegë votimi i fshehtë demokratik, u zëvendësua me atë aklamativ komunist. Bilëz, në Kuvendet "Zgjedhore" të disa Degëve, u tha hapur se "po shkojmë në Kuvendin e 8-të Zgjedhor, për ta rizgjedhur Isa Mustafën kryetar të LDK-së!" Dhe, duke zgjedhur Isën, ata zgjidhnin edhe vetën. Kjo ishte kontrata e tyre!

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test