Na ndiqni

Opinione

Kokat dhe bishtat e Klanit Pronto?!

Nga: Prof. Dr. Binak Maxharraj Më: 23 prill 2018 Në ora: 07:16
Prof. Dr. Binak Maxharraj

Nuk e di çka me ra ndërmend të shkruaj diçka për kokat dhe bishtat e Klanit Pronto. Në të vërtet ne botë ka koka dhe bishta të ndryshme, me dimensione te ndryshme. Kokat mund te jenë të mëdha, por edhe te vogla. Kokat i kanë njerëzit, por i kanë dhe  kafshët, insektet, zvarritësit, etj, por më interesant janë kokat e njerëzve që s’janë të gjitha njësoi, por dallojnë. Ka koka të rrumbullakëta, por ka edhe pak si petake. Ka koka te rrueme dhe të pa rrueme, por ka edhe koka cullake, por ka koka edhe me mjekra të shkurtra e te gjata. Këto kokat me mjekra e vërshuan vendin tone pas luftës, sikur zbritën nga qielli, ishin aq shumë sa njeriu trishtohej nga to, ishin gjithandej. Në kohën time nuk ka pas aq shume koka me mjekra, pos te atyre hoxhallarëve, por njerëzit e mbajnë mend kokën më mjekër të Rexhep Qoses, ata qe se njihnin mendonin së ai është hoxhe në ndonjë xhami të Llapit.

Nga ana tjetër, sikurse kokat po ashtu edhe bishtat qe shkojnë pas kokës janë të lloj lojshme. Bishta kanë kafshët, shpezët, zvarraniket, insektet, peshqit e ndryshëm qe jetojnë ne oqeane e detna. Por kanë bishta edhe sendet qe nuk janë të gjalla, si psh. bishti i sakicës, lopatës, shatit, tërnakopit,etj. E mbaj mend mire vetëm bishtin e sakicës kur e “lemojë” trupin time, për shkak së isha pak i lazdruar. Por, edhe njerëzit dikuar kan pasë bishta kur jetonin nëpër drunjë, bishtat u mundesonin atyre qe te fluturojnë më lehte prej një peme ne tjetrën. Evoluimi biologjikë ka bërë qe njerëzit dalëngadalë të humbasin bishtin, sepse nuk kishim më nevojë për te. Por qe atëherë ka mbetë fjala edhe për njërëzit kur thonë “mos luaj më bishtë”, apo “luaje bishtin”.

Por kësaj radhe do të ndalemi në kokat dhe bishtat e Klanit Pronto. Klani Pronto ka disa koka dhe shumë më shumë bishta qe i shkojnë pas. Por dy janë kokat më të mëdha te këtij Klani, ai i gjarprit dhe  urithit. Koka e Klanit Pronto gjarpër, është shumë trishtuese, te tmerron, është një kokë shumë helmuese e cila helmin mund ta gjuaj edhe disa metra larg dhe mund të paralizon në vend. Koka e Klanit Pronto gjarpër vepron vetëm ditën,është shumë i zhdërvjellët sa qe nuk e pyet askënd për kurrgjë. Vendimet i merr në krye n’vehte. Kjo kokë vepron mbi tokë dhe vetëm ditën, Askush nuk mund të ndal në asgje. Të gjitha vendimet i merr në krye në vehte. Kurse koka tjetër e Klanit Pronto urithi po ashtu është trishtuese, kjo kokë me dallim nga koka e gjarprit, vepron nen tokë, vetëm natën ne errësire, sepse krejt punët i ka ne qejf t’i kryej ku se shehë askush.

Por kokat e Klanit Pronto i kanë edhe bishtat e tyre, sepse pa ta nuk mund te vepronin. Është e vërtet së njerëzit nuk kanë bishta, por shumë prej tyre e luajnë rrolin e bishtit kur nga ata kërkohet qe te luajnë rrolin e bishtit. Por, bishtat e Klanit Pronto luajnë, gjuhen dhe kërcejnë ashtu siç u thotë Koka e Klanit Pronto, sepse koka e drejton edhe bishtin. Këta bishta të Klanit Pronto natën ne errësirë dikur e patën djege flamurin e Dardanisë me shqiponjën dy krenare, por kur Kokat e Klanit Pronto ua sollën flamurin me gjashtë yje dhe Kosovën të vizatueme në të, qe se fundit edhe ia hoqën një copë toke, këta bishta e Klanit Pronto nuk guxuan me u ndi të gjallë.

Këto ditë Klanit Pronto nisi t’i del tymi, kur EULEX ia  arrestoi gjashtë Prontist që u zunë më pelë për dore, pasi qe kishin “regrutu”pa mase njerëz për Veteran te luftës, pa e pa kurrë luftën, bile disa nga të rekrutuarit ishin edhe do qe kur ka ndodhe lufta ata nuk kishin më shume se nga 2-3 vjeq.Për këtë pune ata kishin marrë shume pare, ishin pasurua.

Por, menjëherë pas kësaj bishtat e Klanit Pronto reaguan ne stilin e tyre tanimë të njohur se nuk është e vërtet, së nuk e njohin EULEX-in, nuk ia kanë besën, dhe se gjykimin e tyre duhet ta kryej hetuesia dhe gjykatat vendore. Bishtat e Klanit Pronto sikur kishin harrue, se po të mos ishte EULEX-si, sot sa i përketë vendoreve, nuk do te kishim Aferën e Klanit Pronto e cila e dridhi krejt Kosovën e më gjerë, me marifetet, dredhitë dhe keqpërdorimet qe i kishte ba. Sa për këta te tanët, po te mos ishte EULEX-si edhe sot e kësaj dite Adem Grabovci do te kërcente hava ne Kuvendin e Kosovës pa there në këmbë. Këta bishta e Klanit Pronto, janë edhe vete sikur Klani Pronto, duke e zhvatë këtë vend të varfër, duke e vjedhur dhe plaçkitur duke i pasurua pa fije turpi. Këta bishtat e Klanit Pronto ne vend qe te tregojnë numrin e sakt të veteranëve te luftës, ata pa fije turpi e rrisin në hiq me pak se për 34 mijë veteran te rrejshëm, duke e dëmtua shtetin me mbi 70 milion euro ne vit. Kësaj i thonë hajni, kësaj i thonë plaçkitje, kësaj i thonë sikur të të japë dikush para pa punua fare.

Në vend se këta Bishtat e Klanit Pronto te ulen e ti qesin sytë ne kodër e te ju thonë te gjithëve me emër e mbiemër se ti nuk ke luftu dhe nuk mund te jesh veteran pa luftu, ata edhe sot e kësaj dite e rrisin numrin e veteranëve te luftës pa fije morali pa fije turpi, sepse po ju duket se Kosova është e pasur, Bishtat e Klanit Pronto nuk protestuan kur vetëm pas luftës bane vetëvrasje mbi 150 kolege e tyre te luftës, pra luftëtarët e vërtet te idealit e te luftës, vetëm sepse nuk kishin mjete për mbijetesë sa shume te tjerë janë te detyruar te lëshojnë vendin.

Sot, kur ka nisë me u zgjidhë lëmshi i hajnive te luftës, kur po  dalin për ledinë se si anëtarët e Klanit Pronto, komandantet e Rognerit, i kanë vjedhë, i kanë keqpërdor gjatë luftës me miliona e miliona marka dhe euro te cilat ishin dedikuar ne emër te luftës te mbledhë nga populli ne diasporë, këta bishtat e Klanit Pronto nuk guxojnë as qe te ndihen. Nuk patën guxim këta bishat e Klanit Pronto të protestojnë as atëherë kur Klani Pronto ia çkapi 82 mijë hektar toke duke ia shitë apo falë Malit të Zi, këta atëherë shukatën. Nuk protestuan këta bishtat e Klanit Pronto as atëherë kur Klani Pronto me 21 dhjetor 2017 u orvat te baje grusht shtet ne shtetin e vete për çka u bane prralla e botes. Këta bishta të Klanit Pronto nuk reaguan as kur u kidnapuan dhe u depërtuan me dhunë për ne Turqi shtetasit turq pa kurrfarë procedure, nuk reaguan sepse bishti nuk guxon te reagoj pa i thanë koka.

Këta bishtat e Klanit Pronto nuk protestoj, nuk reagojnë për asgjë çfarë e bane Klani Pronto edhe sikur te jete ne pyetje shteti,po de nuk e bajne sepse qe 18 vjet kanë hangar se bashku ne një sahan, kanë vjedhë, kanë keqpërdorë pasurin e shtetit dhe janë ba te pasur, pa mund pa dije dhe pa fije turpi.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test