Na ndiqni

Opinione

Rruga që po hapet per liderin e ri në LDK

Bajrush Behrami Nga Bajrush Behrami Më 9 mars 2018 Në ora: 08:46
LDK

Nuk është e imja që të përcaktoj liderin e LDK-së, por si një qytetar i thjeshtë  dhe pa angazhime politike, duke shfrytëzuar lirinë time per opinion të lirshëm, ritheksoj se fuqizimi i çdo subjekti politik kudo në sistemet demokratike varet nga fuqia e një lideri që ka në ballë. Pas vdekjes se liderit historik, filloi rënja e subjektit më të fuqishëm në Kosovë, LDK-së. Jo se i munguan kuadri, por liderët që u vunë në ballë të saj u mungoi karizma dhe guximi për të marr vendime në favor të konsolidimit politik, kadrovik dhe ç’është më e rëndësishmja u mungoj marrja e vendimeve të mëdha pa interferime nga partite tjera.

Sëmurja e Isa Mustafës, kryetarit aktual të LDK-së dhe “zhagitja” për t’u shëruar sa më shpejt ka vu në lëvizje kuadro dhe grupe të caktuara që të mendojnë për figuren e liderit të ri, qoftë edhe para zgjedhjeve të rregullta.

Partia me e konsoliduar e Kosoves, LDK-ja, sipas te gjitha gjasave nëse nuk mban ndonjë Kuvend Zgjedhor të parakohshëm, me siguri të plotë mund ta themi se një i tillë do të zgjidhet ne Kuvendin e rregullt Zgjedhor dhe pavaresisht se z.Mustafa edhe mund te permiresohet, prognozat nuk japin shpresë se ne te ardhmen mund ta kryej efektshem funksionin e të parit të LDK-së.

Sigurisht që kjo gjendje e krijuar nuk le shumë hapësirë për të menduar se aktivist dhe grupime brenda LDK-se, tanimë shihen në lokale të ndryshme, dhe sipas të gjitha gjasave kanë filluar të thurin dhe të lakojnë emra te ndryshem për të parin e partisë, tani më të konsoliduar politikisht.

Nga emrat që degjohen dhe rendomë lakohen në opinion për tu vu në ballë të LDK-së, është edhe nenkryetari i parë i saj,  kryetari i komunes se Podujeves, z.Agim Veliu. Ky I printe edhe delegacionit të LDK-së për në Kullen e Jasharëve me rastin e Nates së Zjarreve ku u prit nga vellai i Komandantit Legjendar, Rifat Jashari.

Nder të gjithë emrat që përfliten, mendoj se z.Agim Veliu është figura më qëndrore dhe lirisht mund të themi figura e vetme, e avansuar, ku gershetimi rugovian lakohet në tërë veprimtarinë e tij që nga themelimi I LDK-së, dhe frymen që e ka bartur nder vite filozofia e mirëfilltë rugoviane. Gjatë aktivitetit të gjatë të kësaj partie, shumë figura tjera janë thirrur në filozofinë e themeluesit të saj, por e verteta ishte ndryshe.

Në jetëshkrimin e Veliut nuk mund të gjesh ideologji tjera përveç asaj kombetare. Si bir i mesuesit patriot, Nuhi Gashi, dhe si ish pjesetar i ilegales (Agimi ishte ne veprimtari ilegale dhe anetar i grupit ku vepronte heroi Ali Ajeti, para se ky grup të arrestohej dhe denohej), pastaj ka vazhduar me alternativen demokratike e themeluar dhe e dal ne skene ne fillim të nëntëdhjetave, me liderin tanime historik Ibrahim Rugova, me nje aktivitet në ngritje dhe i paluhatshem ne politikat e LDK-se. Ka organizuar ndihma për të derguar në zonat e luftes ne Drenicë, por gjithnjë i ka mbetur besnik kursit politik të LDK-së.   Ky i fitoi te gjitha garat për të parin e komunes, duke u bërë kështu figura qëndrore e madje edhe me i fuqishem se sa vet lideri aktual. Pra mund themi se ky do jetë njeriu me i qëlluar i forcimit dhe konsolidimit të mëtutjeshem të LDK-së dhe kthimit te fuqise se dikurshme elektorale.

Besoj anëtaret më me pervojë dhe me te devotshem te vijes rugoviane e besojnë këtë dhe e shohin  figuren e tij si kthim i një fryme konsoliduese dhe afruese si filozofi qe disa liderë pas vdekjes se udheheqesit te saj historik nuk e kan pas madje kan krijuar politika të kundërta me atë vijë.

Skenës së sotme politike ku Kosova ka disa obligime dhe pergjegjesi nderkombetare i nevojitet qe fatin e shtetit te Kosoves ta kenë partitë institucionaliste dhe të kenë pergjegjesi në raport me faktorin ndërkombetar. Rrjedhimisht edhe lidershipi i partive, në këtë rast i LDK-së është i tillë, sepse bazamenti kesaj partie është kryekeput institucionalist.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test