Na ndiqni

Opinione

Valvitja apo farkimi i flamujve në Kosovë

Nga: Dedë Preqi Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 12:21
Dedë Preqi

Në të vërtetë kjo valvitje, apo farkim flamujve në shtetin tonë, paraqet një mjegullirë tek populli i këtij vendi dhe kjo gjendje  tregon se jemi, apo nuk jemi sot zotshtëpie në këtë vend, që do të karakterizohej nga një lloj i tillë i  një nyje të pazgjidhur, apo thënë më saktë, që në këtë kohë,  shqiptarët akoma  duhet të ballafaqohen me realitetin e tyre.

Kosova si një shtet i pavarur duhet të simbolizohet edhe me flamurin e vet të shtetit, si do që të jetë, në kushte dhe rrethana të tilla, Kosova duhet ta pranojë realitetin e kohës edhe pse është mundësia të bëhën ndryshime në simbolin e këtij flamuri, i cili do të valonte edhe përkrah flamurit kombëtar, duke kuptuar se njëri dhe tjetri u fituan me gjakun e këtij populli.

Në këtë kohë siq ndodh shpesh, flitet akoma për gjënezën e flamurit, duket se fjalëve dhe historisë tonë kombëtare i mungon serioziteti dhe aty ku diskutohet seriozisht, se flamurin e kombit e zbuloi Gjergj Kastrioti-Skënderbe, përmes të cilit i bashkoi bashkëkombasit e vet kundër pushtuesve, të cilin nuk mund ta mohojmë, vetëm nëse do ta mohonim historinë tonë të lavdishme, pa të cilën nuk mund ta paramendojmë identitetin tonë kombëtar.

Njerëzit flasin, opionistët  shkruajnë fejtone të ndryshme dhe ekziston ndonjë element i mospajtimëve, ato thjeshtë i japin zë ndjenjës së njerëzorës, ku kontraditat, ligësitë, keqkuptimet ogurzeze dhe të tjera, mund të shpalosen ndër individ të caktuar dhe në rrethana të ndryshme, por kurrsesi në nivel të masës dhe realitetit kombëtar.

Përndryshe, qysh do të ishte e mundur që në Kosovë të ndodh Pavarësia e shtetit të Kosovës, pa simbolin e shtetësisë edhe pse në flamurin e shtetit të saj, ka mangësi e mundësi ndryshimi, por, domethënja e këtij flamuri paraqet si kurrë më parë në këtë vend, shtetin e ri dhe Republikën e Kosovës, si një  sakrificë që nuk ra nga qielli, apo zbriti nga parajsa, por  të gjitha ia behën me vetëdije dhe shumë sakrifica të vështira dhe me gjakun e vuajtjet e këtij populli.

Ndërgjesimi për një gjë të tillë është më së i nevojshëm edhe pse flamuri i shtetit të Kosoves, do ishte një eçështje e diskutueshme, por kjo arritje është shumëdomëthënëse për popullin e Kosovës dhe shqiptarët si shumicë në këtë vend, që sot festojnë dhe valojnë me flamurin e vet të shtetësisë dhe pavarësisë, për të parandaluar  një katastrofë të mundshme, që do ta godiste këtë popull nën shtypjen dhe robërinë e agrsorit serbo-sllav.

Edhe pse njeriu është i lirë që ta përdorë pushtetin e vet në bazë të lirive dhe emocioneve, por këtu nuk qëndron edhe mundësia e një përdorimi të gabuar në kuptimin e së keqës, apo shkatërrimit të vetë-vetës, atëherë, për ç’farë mund të garantojmë për përdorimin e drejtë e të vërtetë mbi përdorimin e pushtetit të besueshëm dhe të efektshëm.

Grindja dhe farkimi i flamujve gjithherë ka ekzistuar në rrethana të ndryshme si edhe në arena të luftërave, por ky atakim vjen nga vështirësitë e veqanta që krijohen te një popull, që kërkohet zgjidhje, që çdo zgjidhje arrihet përmes veprimëve njerëzore dhe marrëveshjeve në mes tyre, duke marrë parasysh edhe veprimet e prekshme të individëve të caktuar, apo grupëve, që bien ndesh me interesat e shtetit dhe interesat jetës së qytetarëve të vendit.

Ky imazh i veprimëve të disa individëve në prag të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovë, që flamurin kombëtar e zavendësojnë me flamurin e Kosovës, si dhe anasjelltas, paraqet një vëzhgim brenda dhe jashta vendit, që do të thotë se, qytetarëve të këtij vendi u mungon diçka, çfarë mund tu garantojë lirinë dhe sigurinë e tyre, sidomos me përdorimin e simbolëve shtetërore, ku qytetari i këtij vendi po përballët me kaosin e pa qartë dhe si të frikshëm, nëse në këtë shtet në vend të një flamuri shtetëror, përdorën tre flamuj, ai i shtetit të pavarur i Kosovës, flamuri i kombit shqiptar dhe flamuri i Serbisë, që valon në pjesën veriore të vendit.

Virtyti mbizotërues i shtetit të Kosovës, është  Kushtetuta dhe ligjet e saj, të cilat duhet të zbatohen me seriozitet dhe korektësi, duke garantuar lirinë e qytetarëve dhe lirinë e brendshme të tyre në gjitha format e saj, si nga njerëzit e propagandës dhe tiparet tjera, që veprojnë në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën e vendit, që do ta kthente verbërinë e këtij vendi në një shtet të qëndrueshëm dhe të vërtetë, duke i demaskuar edhe heroizmat e rremë të individëve, që tentojnë të flijohen në këto kushte të sotme, si skllav i pseudopushtetëve absolute.

Nëse duhet të afrohemi me njëri-tjetrin, apo të bashkohemi në një flamur, shenjat treguse duhet të ishin ndryshe, jo përmes formave e propagandave arrogante, se cili do ta vënte i pari flamurin kombëtar në një shesh, apo kodër të kryeqytetit të Kosovës, që veprimet e tilla, do ti japin këtij vendi mesazhe dhe bindje konfuze, sepse do të shqyrtohen dhe vlerësohen format tjera të strukturave dhe zhvillimëve tona, për të kuptuar më shumë dhe më mirë motivet dhe qëndrimet e drejta të një populli, mbase do të kishim edhe shumë çka, që të veprojmë dhe punojmë, që do të shkonte kjo ëndërr tej një qëllimi dhe realiteti të përbashkët.

Bota sot
Komentet
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test