Na ndiqni

Opinione

Në Apsurdistan kryeministri sillet si Sulltan

Nga: BARDH M. NENGURRA Më: 28 janar 2018 Në ora: 17:33
BARDH M. NENGURRA

Në mjerimin tonë kombëtar, social, ekonomik dhe moral Dardanisë nga plasabarku njerzit po i venë shumë emna. Nji mik imi nga Gjilani , mergimtar në Zvicërr, z. Enver Bajraliu shumë moti Dardaninë po e quen Apsurdistan.

Do më falesh mik Enver që pa të pyet po ta vjedh këtë emen per ta perdor tash këtu në shkrimin tim.

Se ka të drejtë z. Enver që i thotë Apsurdistan besojë se pajtohemi të gjithë pasi jemi dëshmitar që vertetë Atdheu i jonë Dardania asht ba vend i apsurdeve.

Meqense tri dekada jetojë në Norvegji do permendi disa raste që kan ndodhë në këtë shtet e edhe në shtetin fqinjë , në Suedi e të cilat raste jan quejt skandale dhe se si ka perfundue qashtja e tyne.

Para disa viteve Kryetarja e partisë SOSIALDEMOKRATERNA zonja Mona Sahlin në prag të fushatës zgjedhore ku ajo ishte kandidate e partisë per Kryeministreshë e Suedisë nji ditë shkon në nji shitore dhe blen nji fustan me vlerë 1200 krona suedeze që jan 120 euro vlerë dhe fustanin gabimisht e paguen me kartelen bankare të llogarisë së partisë. Kur shkon në shtëpi e shef se në kuponin fiskal shkruen se paratë jan terhjek jo nga llogaria e sajë bankare, por nga e partisë, kupton se paska ba gabim dhe menjihere thërret mbedhjen urgjente të jashtzakonshme të kryesisë së partisë dhe i njofton per gabimin që ka ba dhe ofron dorheqjen e pa kusht.

Pikrishtë at vit dhe për këtë shkak partia Socialdemokrate e Suedisë i humbi zgjedhjet dhe pas diku 100 vjet pushtet të saj pushtetin e moren partia Moderaterna me liderin Karl Bild në atë kohë. 

Pra populli dinjitoz dhe atdhetar suedez edhe perkunder faktit se Mona Sahlin ishte shumë e sinqertë sepse vetë zbulon gabimin që ka ba dhe vetë e ban publike dhe jep dorheqje megjithate populli e denon partinë e sajë tue mos ja dhanë votat.

Ministresha e Drejtësisë në Suedi zonja Birgit Frigebo poashtu para disa viteve në nji paraqitje publike ku debatohej per shqiptarët që i kishin mbush burgjet suedeze shkaku i hajnive që i bajshin atje e revoltueme tha; kam pershtypjen se e vetmja zeje që shqiptarët  dinë ta bajnë qenka hajnija. Posa u ba publike ky fjalim i sajë ajo pau se ka gabue dhe doli publikisht dhe tha; i kerkojë falje popullit shqiptar që me pakujdesin tim e kam lendue e ofendue. Andaj unë jap dorëheqje nga posti im ministror. 

Ish ministresha e Energjetikës në Norvegji ( ja kam harrue emnin ) shkaku pse burri i sajë, mesues me profesion merr disa puntor dhe nderton nga oborri i vetë nëper pronen e vetë me tapi nji stazë me gjatësi diku 15 metra per ecje deri te plazhi i detit në nji lagje në Oslo dhe per ta ba at ndertim nuk kishte kerkue leje nga kopetentet në komunë  posa u krye puna dhe mori vesh ministresha pasi puna ishte krye derisa ajo kishte qen në nji udhtim jasht vendit, ajo doli në TV dhe publikisht dha dorëheqje nga posti ministror dhe ai partiak e politik. 

Raste si këto në boten demokratike gjithandej  ka sa të duesh. Ka sepse në shtetet europrendimore popujt e duan shtetin dhe punojnë me tan forcën per ta ndertue dhe per ta mbrojtë shtetin andaj edhe politikajt kan friken nga populli dhe nuk e presin reagimin e ti, ata posa gabojnë fusin bishtin mes kambëve dhe ikun.

Në Apsurdistanin tonë, në Dardani çka po ndodhë? Atje që nga çlirimi dhe perfundimi i luftës së NATO-s me pushtuesin serb mbranda ditës ndodhin mesatarishtë nga mija defekte e keqperdorime të prones publike, të vlerave kombëtare dhe edhe deri vrasje e likuidime të kundershtarve dhe sa ma shumë poshtërsi të tilla ban individi aq ma naltë ngritet në hierarkinë e pushteti dhe aq ma shumë mbrohet e perkrahet nga populli! 

Asht teper e gjatë historia e poshtërsive dhe keqperdorimeve që per  tetmbdhjet vjet kan ba pushtetaret e Dardanisë andaj nuk kam mundësi të mirrem me to. Këtu do perqendrohem vetem në këto të kësaj qeverie të koalicionit PAN me kryeministër Ramush Haradinaj. 

Posa u formue qeveria e PAN-it i nominuemi per Kryeministër z. Ramush Haradinaj u angazhue ta tejkalojë secilin kryeminister që deri tash kishte pas vendi. Ai gjithmonë ka qen i zhurmshem per numrin e madh të ministrive dhe zavendsministrave dhe me zhurmen e vetë ka pas shkue deri aty sa paturpsishtë e publikisht ka pas ofendue kryeministrin Isa Musatafa tue e qujt qen.

Sot qeveria e PAN-it me Ramush Haradinaj në krye ka 74. zavendsministra. Në postin ministror ka njeriun e minoritetit serb per të cilin jan mbledh mbi 200 nenshkrime nga lagjëja Dardania e Prishtinës me ankesat dhe akuzat se Nenad Rikallo i ka maltretue dhe keqtrajtue gjatë okupimit serb. Ramush Hardinaj , ky komnandant me famë dhe rrahagjoks si atdhetar e mori në mbrojtje ministrin e vetë serb dhe e ka edhe sot aty në qeveri.

Skandalet e kësaj qeveria vazhdojne. Ramush Haradinaj merr vendim me u falë borqet disa kompanive që i kan pas borq shtetit sipas shkrimeve të shumta në portale e gazeta diku 59 milion euro. Bahen reagime nga opozita parlamentare dhe nga OJQ -të e ndryshme si dhe nga gazetar e publicist dhe në KTV në nji debat me gazetarin Ramush Haradinaj pergjigjet tekstualishtë kështu: " i kam falë, i kam falë se mu ka tek me i falë, mu kur të me teket me falë apo me ba diçka e baj e sma nin....

Skandali tjeter i radhës i qeverisë Haradinaj.

Perfundon gjykimi kundër Fatmir Limaj per akuzat që i kishte qe tetë vite e ma shumë per korrupsion dhe keqperdorim milionesh të paras publike. Fatmiri shpallet i pafajshem dhe populli i Apsurdistanit me barkun e untë dhe mjerimin social në shpirt gëzohet aq shumë sa radhet e gjata të tyne per ta pershendet e urue " komandantin " Çelik -Fatmir Limaj nuk kishin fund.

Mirpo pasi kjo ceremoni e mjer e njerzve mjerana perfundojë Fatmir Limaj bani banket, por në banket me ngran mish e me pi birra , venë e raki nuk ftojë ato masa të popullit që e priten me ovacione, ai ftojë kampanjon e harambash të nivelit të vet dhe në ate banket kercasin armet si shenjë defrimi e shfernimi çmendurak.

Me armë gjuej personat publik , personat e pushtetit.

U ba publike nji video e këti rasti dhe pati reagime nga ma të ndryshmet.

Posa mori vesh kryeministri Ramush Haradinaj ai publikisht tha: po asht zakon me gju me armë, edhe unë kam gju dhe ska gja të keqe këtu pse ata kan gju.!!!

Meqense ai që duhej të vepronte per ta respektue ligjin nuk veprojë, partia opozitare LDK kerkojë mocion dhe interpelancë në Parlament per rastin e perdorimit të armve në banketin e Fatmir Limajt.

Nuk do zgjatem ketu shumë por du te shkruej per diskutimet e Fatmir Limajt që i bani per rastin, diskutimin e ti në foltore të Parlamentit.

Zavendeskryeministri Fatmir Limaj në vend që të distancohej nga rasti dhe të kerkonte falje mos askujt tjeter së paku votuesve qe e votojnë këtë njeri mafioz vite me radhë.  Jo ai nuk merzitet me kerkue falje. Ai doli në foltore dhe shfryeu mllefin kunder " ATYNE "  që tetë vite e kan zhagitë nëper gjykata e prokurori Fatmirin e pafajshem. Veqe që se shpalli veten engjel apo shejt " komandant çeliku " i UÇK-së, tash mafiozi e milioneri i Apsurdistanit.

Edhe ky foli per tradita ashtu si foli para ti kryeministri Ramush Haradinaj.

Unë ketu po jua spjegojë se perdorimi i armve në festa e bakete ashtu si po perdorin soji i këtyne harambashve aspak ska të baj me traditen Shqiptare. Asht traditë orientale e turqve , kurdve dhe arabve. Juve pushtetaret e Apsurdistanit që po thirreni në Kanun e tradita e po perbuzni Kushtetutë dhe Ligje , atëhere mesone Kanunin e pastaj folni per te e masi po deshroni me e këthye vendin në nivelin e rradakës tuej që e bani per së randi, me e këthye në kohë kanunesh, por bani mirë mos me folë per diçka që nuk keni asnji fije njohuni. 

Perdorimi i armes te shqiptarët sipas kanunit ka qen per të lajmrue lindjen e femiut djalë , pra per ta lajmrue farefisin dhe fshatrat per rreth se ka lind djalë në shtepinë e filanit. Perdorimi i armes sipas Kanunit asht lejue edhe per me alarmue fshatin apo rrethin se po sulmon anmiku, apo se ka rrezik me ndodhë diçka. Në asnji rast tjeter arma nuk asht lejue të perdoret. Sipas Kanunit kur ka shkue shqiptari musafir armet e krahut dhe te brezit ja ka dorzue zotit të shtëpisë, pra nikoqirit  dhe ai asht kujdes per to dhe ja ka këthye kur musafiri asht ba gadi me ik nga konaku.

Tash Ti Ramush Haradinaj per çfar tradite na fole o burr? Na fole per traditen çmendurake të popujve primitiv islamik që juve harambashet e Apsurdistanit po e bani traditë tuejen dhe po deshroni ta bani traditë kombëtare?! Apo per cilen fole o Ramush?

Ti juristi Fatmir Limaj a të vie keq per ato vite mund që ke ba me studjue juridikun? A turpnohesh para ish Profesorve tu që të kan mesue të bahesh jurist e ti shkel Kushtetutë e ligj dhe thirresh edhe ti sikur shefi jot Ramushi në Kanun.

Fatmir, ti po të kishe pas sado pak njerzillak, dinjitet, kulturë dhe respekt per traditën që po thirresh në te, ke pas borq me reague posa musafiri jot i pari ka nxjerr armen dhe ka shten me te. Me pas qen se je njeri i mirfilltë i pushtetit ti ke pas obligim kushtetues e qytetar me i urdhnue me ndalue me ato cmendurina e nese jo ke pas obligim qytetar me thirë policinë dhe forcat e rendit me ardh e me intervenue.

Ti në foltore të parlamentit asht dasht të distancohesh nga veprimet e musafirve tu, veprime këto që ata i ban në sofren tande dhe buken tande. A din ti Fatmir Limaj se sipas Kanunit po ta kishte godit ndonji plumb qorr si po i thonë, ndonji nga bashkfshatarët e tu pergjegjësinë per rastin do e kishe pas mbi supe ti. Sipas Kanunit gjakun borq do e kishe ti.

Andaj cka dole në foltore të Parlamentit me vajtue veten si viktimë i hetimeve e gjykimeve dhe kush asht AI apo ata që ti paskan ba ato kurdisje qe ti të ndiqesh qe 18 vjet per krim dhe korrupsion, per vrasje e dhunim. Nuk ta mbajke ajo mbrapa me e thanë se asht ish miku yt, ish bashkpartiaku yt Hashim Thaçi ai që po ta trus sa here po i qohet.  Ti folshe e shikojshe deputetet e LDK-së që kishin kerkue interpelancë. Harroje LDK-në o Fatmir Limaj, ajo edhepse asht tabel shenjester e të gjitha sulmeve ketu e që nga dita që u formue, e sulmeve tueja të klyshve enverostalinist të LPK-së qe tash i ka pjellë edhe tri kater parti tjera në Dardani. Harroje sepse LDK sado e vrame dhe e sakatueme nga ju e soji i juej nuk ka program kopilije bolshevike as shkollën e xhaxhit Enver e babes Stalin me ditë me ta punue pas shpine sikur dini juve. Me të vra naten e me të shpall hero e me të vajtue diten sikur dini juve. Nese vertetë je viktimë o Fatmir Limaj dije se kurban të kan ba e të bajnë ish bashkveprimtaret e tu. Nuk asht LDK-ja ajo që ti ka leshue në shpinë prokuror e hetuesi. Andaj kot jau zgurdullojshe syt deputetve të sajë.

Seanca e asaj dite nuk ishte të vajtosh ti dhe ti drejtohesh dikujt pse ti je viktime e sulmeve të prokurorisë, por ishte me rend dite të kjart. Ishte me votue shkarkimin e zavendes kryeministrit dhe ministrit të Mergatës z. Dardan Gashi. 

Unë fajsojë LDK-në pse në atë kerkesë per interpelancë nuk futen edhe pergjegjësinë tande si nikoqir ku asht perdor arma , pra ku asht prish qetsia dhe rendi publik nga ministra e ish kryetar komunash të cilet në banketin tand u sollen si bandit e vagabond.

Ti Fatmir Limaj , dhe edhe kryeministri Ramush Haradinaj mbrojshit shkelsin e ligjit, mbrojshit nji vagabond e sekser të perfolun qe sa vite.  Na thoni o burra a ju ka zgjedh populli me e mbrojtë ligjin e shtetin apo me mbrojtë sekser e kriminel?!

Juve aludojshit se me rastin po u merrka hetusia dhe se po u perzi tash Parlamenti po i bjen kjo perzimje në punët e hetuesisë dhe drejtësisë. 

Sa të poshter tregoheshit ju me ato komente. Padyshim se me rastin duhet të mirret hetusia, dhe duhet me i denue patjeter akteret e rastit, por para se me veprue hetusia dhe me thanë ajo fjalën e sajë asht dasht të veprojë Ramush Haradinaj si kryeministër, ai asht dasht me të shkarkue ty Fatmir Limaj dhe edhe at banditin Dardan Gashi. Sipas ligjit kjo do ishte procedura fillestare per ta fillue gjykimin e rastit, e patjeter se hetusija do e perfundonte masen ndeshkuese pastaj. Por ju pushtetaret bandit që silleni si sullatan e tiran per të gjitha shkeljet ligjore e poshtersitë që i bani ju e njerzit e juej ju ja hudhni prokurorve e hetuesve rastin a në realitet prokuror e hetues e qak edhe gjyqëtar jan vartës tuej  që as me ba shurren pa lejen e juej nuk guxojnë.  Nejse  mos te dal nga qellim dhe tema e këti shkrimi. Ti Fatmir Limaj e edhe Dardan Gashi me pas pas burrni e njerzillak asht kan shumë ma mirë që ju vetë me ofrue dorheqjen e juej pasi keni shkel ligjin.

Jo, juve dorheqje nuk jepni sepse juve jeni mbi ligjin, juve nuk pjerdhni fare as per ligj e as per shtet. 

Ramush shkretani me ju shkarkue nuk ka bythë sepse asht smu i shkreti per karrigen e KRYEMINISHTRIT të KOSHOVËS ( e citova ket si thotë ai vetë ) dhe meqense Dardanin e futi në qeveri pa asnji subjekt politik garues në zgjedhje , tash po e shkarkojë kend duhet ta therret me e zavendsue ate? Me e ftue Ukë Rugovën apo Astrit Haraqinë? Me të shkarkue ty Fatmir Limaj do bjen qeveria. Andaj ma mirë hesht Ramushi e nuk e shprush mutin me krande se edhe ashtu era po i vjen shumë rand. Mirpo asht per ta pa se si do veprojë Ramush Haradinaj nese Dardan Gashi denohet sipas ligjit me burg? A do e shkarkoj pastaj Ramushi a jo? Padyshim se jo sepse sot dhe neper vite në ulset e Parlamentit dhe në poste ministrore ka me dhjetra deputet e pushtetar që kan qen të denuem per shumçka e edhe per vepra kriminele si vrasje etj. Në asnji vend të botës kjo nuk mund të ndodhë pos në Apsurdistan ku pushtetin e mban kryeministri që sillet e vepron si sulltan e tiran.

Apsurdet e kesaj qeverie nuk kan fund. Andaj me të drejtë z. Enver Bajraliu e quen Apsurdistan vendin tonë.

Por edhe apsurdet e budallaqet e deputetve të Parlamentit janë aq të shumta sa edhe balenat polare po i ndegjuen se si e çka flasin do pelcasin nga inati.   

Deputeti Nait Hasani arsytojke gjujtjen me armë dhe thojke: asht mirë me gjujt se largohen shpirtat e këqi.

Ah more Nait Hasani, mirë e ki ti , por unë mendojë se shpirt ma i keq se ti ku ka. Si nuk po të largon dreqi ty nga politika e Dardanisë së shkretë e mos me ta pa ma at surrat të poshter qe ke? 

Dhe per fund do flas edhe per nji apsurd që ndodhi nga ata që ma së paku asht pritë. Kur erdhi koha per votim të mocionit per shkarkimin e Dardan Gashit , nga salla e Kuvendit dolen dhe munguen shtatë deputet/ deputete të LDK-së. Mjerim e poshtersi si kjo që nga koha e tollovisë që e pat ba Nexhat Daci nuk kam pa se ka ndodhë në LDK.

Shpresojë se ky veprim nuk ka qen me qellim.

Bota sot
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test