Na ndiqni

Ndryshe

Rinoqeronti i bardhë mund të mbijetojë

Më: 26 nëntor 2018 Në ora: 10:17
Rinoqeronti i bardhë

Mund të ketë vetëm dy rinoqerontë të bardhë veriorë të mbetur gjallë, por shkencëtarët thonë se ka ende shpresa që t’i mbajnë gjallë kafshët ‘të dënuara’ me zhdukje.

Ekspertët patën shqetësime se ringjallja e nën specieve duke përdorur qelizat e ngrira mund të krijonte një popullsi me ndryshime të thella.

Hulumtimi i ri tregon se speciet kanë mjaft diversitet në ADN-në e tyre për të mbijetuar pavarësisht këtij “ngushtimi gjenetik”.

Gjatë një ngushtimi të tillë vetëm një numër i vogël i kafshëve kontribuojnë në rezervën e gjenit që çon në një specie më të dobët që lufton kundër shpërthimeve të sëmundjeve dhe ndryshimeve mjedisore.

Rinoqeronti jugor i bardhë u ‘rikthye’ nga zhdukja pas një rënie të mprehtë të numrit të tyre për shkak të gjuetisë dhe shkatërrimit të habitatit.

Në fillim të shekullit të 20-të, nëngrupi ishte rinoqeronti më i rrezikuar në botë me vetëm 20 të mbetur gjallë, por tani ka më shumë se 20,000 në jetën e egër.

Shkencëtarët thanë se rinoqeronti i bardhë verior mund të bënte një rimëkëmbje të ngjashme nëpërmjet përpjekjeve duke përdorur linjat qelizore të ngrira.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test