Na ndiqni

Ndryshe

Donte ta “shëronte” se ishte gay, babai detyron 11-vjeçarin që të shkojë me njerkën

Nga: Mediat shqiptare Më: 25 nëntor 2018 Në ora: 13:18
Daniel Dowling dhe babai i tij

Një djalë 11-vjeçar është detyruar nga babai i tij që të kryente marrëdhënie seksuale me njerkën në mënyrë që ta “shëronte” nga të qenit gay.

Daniel Dowling, i cili tashmë është një i rritur në të 30-at, rrëfen se vazhdon të ndiqet nga “fantazma” e parfumit të njerëks së tij.

Daniel e humbi virgjërinë me njerkën e cila e abuzoi më shumë 10 herë gjatë kohës që jetonin bashkë.

Gjatë gjykimit në gjykatë, babai i tij deklaroi se e kishte keqtrajtuar të birin për ta”provuar dhe drejtuar atë në drejtimin e duhur dhe për të mos shkuar në rrugën e homoseksualitetit”.

36-vjeçari tha se abuzimi filloi ndërsa luanin një lojë dhe papritur njerka e tij përfundoi krejtësisht e zhveshur.

Në një tjetër rast të pështirë, Danielit i ishte thënë t’i jepte njerkës e tij, e cila ishte e prangosur lakuriq në shtrat, një puthje të natës së mirë para se babai i tij t’i bashkohej dhe ata të kryenin marrëdhënie seksuale të tre.

Por tani, pas shumë vitesh vuajtjesh psikologjike, ai i ka parë torturuesit e tij të burgosur pasi provoi fajësinë e të atit, një ish-punëtor i Ministrisë së Mbrojtjes.

Warped Richard Dowling u burgos për pesë vjet dhe ish partnerja e tij, Annette Breakspear me 8 vite. Agresorët u identifikuan pasi Danieli mori guximin të linte mënjanë anonimitetin dhe të fliste hapur.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test