Na ndiqni

Ndryshe

I arrestuari "rrëmben" 300 mijë komente në Facebook për "detajin" e pazakontë

Nga: Mediat shqiptare Më: 24 nëntor 2018 Në ora: 07:39
Charles Dion McDowell

Një i dënuar, fotoja e të cilit u bë viral për shkak të qafës së tij jashtëzakonisht të madhe, është kthyer prapa hekurave vetëm një javë pasi u ndal nga policia.

Javën e kaluar, Charles Dion McDowell u arrestua nga Zyra e Sheriffit të Qarkut Escambia në Florida për posedim të marihuanës, metadonit dhe kokainës.

Publikimi i fotos së tij në faqen e Facebook, kapi vëmendjen e pothuajse 300 mijë njerëzve, të cilët konkurruan për të bërë shakatë më të hidhura për qafën e tij.

Qafa e tij e pazakontë frymëzoi meme të panumërta dhe shaka nëpër mediat sociale.

Vetëm disa ditë pas lirimit të tij, McDowell u kap përsëri, këtë herë në Alabama, në përpjekje për të shmangur policinë, posedimin e marihuanës, drejtim mjeti pa patentë, lëvizje të pakujdesshme dhe përdorim jo korrekt të korsive.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test