Na ndiqni

Ndryshe

Moderatorit i bie atak në zemër gjatë transmetimit direkt

Nga: Mediat shqiptare Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 22:56
Pamje nga videoja

Një moderator turk pësoi atak kardiak gjatë transmetimit direkt vetëm 10 ditë pasi kishte vendosur një stimulues në zemër.

Momenti kur Sukru Oytan, moderator i rubrikës sportive ra pa ndjenja mbi tavolinë nga e cila rrëshket dhe përfundoi i shtrirë në mes të studios është filmuar në kamera.

Pas një heshtjeje të shkurtër, ai përkuli kokën ndërkohë që kolegu i tij Guven Sabaz u trondit aq shumë sa nuk dinte si të reagonte.

Mediat turke raportuan se moderatori përjetoi një sulm në zemër dhe u dërgua me urgjencë në spital. Tani është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test