Na ndiqni

Ndryshe

Mjekët po përshkruajnë si terapi shërimi edhe vizitat në Muze dhe galeri arti

Nga: Mediat shqiptare Më: 18 nëntor 2018 Në ora: 10:46
Ilustrim

Imagjinojeni nëse pas një gripi, depresioni, ankthi apo stresi të madh shkoni tek doktori dhe ai apo ajo përshkruan për juve, një vizitë në një muze arti apo galeri arti?

Kjo po ndodhë në Kanada, sipas Quartz. Një bashkëpunim në mes të një Muzeu dhe një Asociacioni të Doktorëve ka bërë që mjekët të përshkruajnë vizita në Muze dhe ecje në natyrë për pacientët që kanë problem të ndryshme, sikur tensioni i lartë apo ankthi.

Në Skotlandë prej shumë kohësh përshkruhet ecja në natyrë, si një metodë shërimi.
Shumë njerëz mund të jenë skeptikë, por profesionistët e mjekësisë janë të sigurtë që ecja në natyrë dhe vizita në muze i jep enegji të mirë trupit dhe mendjes tonë.

“Hormonet tona vihen në lëvizje kur vizitojmë muze arti, kur shohim art, dhe hormonet janë përgjegjëse për mirëqenien tonë” thotë Helene Boyer nga Asociacioni Francezo-Kanadian i Mjekësisë.

Të shohësh art është vërtetuar që edhe e zvogëlon vetminë për 15 përqind, nga fakti se takojmë njerëz, flasim me njerëz, dhe ushqehemi me art.
Në anën tjetër, natyra gjithmonë ka qenë mike e shëndetit të njeriut.
Kësisoj edhe japonezët për shumë vite e kanë rekomanduar “forest bathing” – ecja në natyrë, hapja e veshëve dhe gojës për të marrë erërat dhe aromën e natyrës, prekja e pemëve.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test