Na ndiqni

Ndryshe

Blen dollapin e vjetër në internet dhe brenda tij gjen 97 mijë euro

Më: 14 nëntor 2018 Në ora: 12:16
Ngjarja ka ndodhur në Rumani

Një person është befasuar, pasi ka gjetur plot 97 mijë euro brenda një dollapi të dorës së dytë, të cilin e kishte blerë në internet.

Ngjarja ka ndodhur në Rumani. Sikurse ka bërë të ditur Associated Press, e cila citon gruan e Samuel Stanicas, Adelën. Sipas kësaj të fundit, bashkëshorti i saj, një punëtor ndërtimi, kishte blerë të martën dollapin në një faqe online shumë popullore.

Pak ditë më vonë, ndërsa gruaja po gatuante, kishte dëgjuar bashkëshortin Samuel të vinte drejt saj duke bërtitur: “Hajde shiko çfarë gjeta!”. Kur shkuan atje, ajo pa një kuti metalike, brenda së cilës kishte kartmonedha 500 euroshe.

Menjëherë nisën t’i numëronin dhe zbuluan se në kuti ndodheshin plot 97 mijë euro. “Ishim të shokuar. Nuk kemi fjetur gjithë natën. Menduam se ishte një kurth. E dinim, që duhej t’i kthenim ato para mbrapsht”, tha nëna e katër fëmijëve në një lidhje telefonike për Associated Press.

Pastaj bashkëshorti udhëtoi drejt fshatit Bichigi në perëndim të Rumanisë, ku dhe jetonte pronari i dollapit, që kishin blerë. Ky i fundit i kishte treguar, se dollapi i përkiste babait të tij të vdekur dhe ai nuk ia kishte pasur idenë e parave.

Pronari i vjetër i dollapit kishte shpërblyer punëtorin për ndershmërinë që kishte treguar duke dorëzuar eurot që nuk ishin të tijat.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test